Kategoria e dytë/ Veleçiku merr kreun , duke “zhburrnuar” Aden E velipojes

0
153

Ndeshjet e sotme në Grupin A të Kategorisë së Dytë, kanë parë Veleçikun të marrë kryesimin, duke kapërcyer naftëtarin i cili i ka dhënë fund ecurisë perfektë të sezonit.

kategoria-e-dyte

Veleçiku ka mundur në transfertë me shifrat 1-4 Adën dhe e sheh veten tashmë në kuotën e 10 pikëve, 1 më shumë se Naftëtari i vendit të dytë i cili u mund në Tropojë nga Valbona me shifrat 2-0.

Ndalesë edhe për Vorën, që nuk ia doli që të merrte më shumë se 1 pikë në barazimin 1-1 ndaj Sopotit edhe pse ishte fillimisht në avantazh. Ndërsa në takimin tjetër, Bulqiza ka mundur 3-1 Murlanin duke marrë tre pikët e para të sezonit.

REZULTATET

VALBONA 2-0 NAFTËTARI

ADA 1-4 VELEÇIKU

SOPOTI 1-1 VORA

BULQIZA 3-1 MURLANI

Renditja: Veleçiku 10 pikë, Naftëtari 9, Vora 7, Sopoti 7, Shënkolli 7, Valbona 7, Iliria 4, Bulqiza 3, Gramshi 0, Murlani 0.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.