Kampionati Individual Dimëror i Atletikës
Përfundoi sot në Elbasan Arena Kampionati Kombetar Individual Dimëror , ku ekipi Besëlidhja mori pjesë me katër sportistë. Një super performancë e sportistëve te Besëlidhjes Daniela Gila ne 800m dhe 1500m duke zënë dy vënde te dyta dhe ajo është vetëm 15 vjece . David Nikolli me dy vënde te para ne 1500m dhe 3000m gjithashtu në këtë kampionat merrnin pjesë dhe veteranët dhe ekipi Besëlidhja u perfaqësua nga atletja Mimoza Xhafa duke u rënditur e para për veteranët në 800 m. Falenderim i vecantë për trajnerin e Besëlidhjes Kadri Uka si dhe Bashkisë Lezhë për mbështetjen .