Beckenbauer:“Mos e njihni Sabahin? Bizin?”

0
217
Legjenda Sabah Bizi feston sot 76 vjetorin e lindjes.
Si çdo vogëlush shkodran, edhe unë duke patur shtëpinë afër me stadiumin u dashurova shpejt me këtë lojë magjike.
Vitet kalonin dhe dëshira ime për tu marrë me këtë sport vetëm shtohej, pastaj u kthye në pasionin e jetës sime. Shumë shpejt u bëra pjesë e akademisë me trajnerin e mirënjohur Xhelal Juka.Sabah Bizi: Miqësia ime me Beckenbauer - Konica.al
Unë kam luajtur shumë pak me akademinë pasi u bëra pjesë që në moshë të vogël e ekipit të parë. Që në vitin 1965 u aktivizova në të gjitha ndeshjet e Kupës së Republikës, në fund të aktivitetit Vllaznia u shpall edhe fituese e kupës.
Që nga ai moment nuk kam munguar asnjëherë në fushën e blertë deri në moshën 34 vjeçare kur edhe e kam lënë futbollin.
Historia me Franz Beckenbauer

FJALA SPORT-PERSONAZHE IKONA E FUTBOLLIT SHQIPTAR SABAH BIZI
Kur e mora vesht që do të luaja kundër Beckenbauerit, shkova për të ngrëne dhe as buka nuk më kalontë më, shkova të pushoj dhe nuk më flihej, dridhesha nga emocionet. Erdhi ndeshja shumë shpejt dhe Loroja (Loro Boriçi) më tha se Beckenbaueri është lojtari që do të markosh. Ma la porosi. U futëm në fushë dhe çfarë të shikoja. Ishte një djalë 2 metër i gjatë, elegant dhe shumë simpatik. Të them të drejtën 15 minutat e para të ndeshjes vetëm e shikoja dhe e admiroja. Ishte diku aty nga minuta e 20-të e ndeshjes dhe Franzi mori një top, kaloi Ragamin dhe Shllakun. Isha ballë për ballë tij. Tentoi të më driblonte por as vetë nuk e di si ndodhi ia mora topin dhe e shmanga. Me shpejtësi iu largova dhe ndjeva më pas një ndërhyrje të lehtë, dikush më rrëzoi. U ktheva kur shoh Beckenbauerin: “Bravo më tha por luaje topin”.
Disa vite më pas, në Karlsruhe, Shqipëria do të luante me Gjermaninë vendase. Beckenbauer sëbashku me trajnerin Helmut Schön i dhuruan Bizit një top dhe një poster me një fotografi ku ishin të tre sëbashku. Në vitin 1990 në Tiranë, Beckenbaueri erdhi si trajner i Gjermanisë dhe kërkoi ta takonte Sabah Bizin, që asokohe ishte tërhequr nga sporti.Sabah Bizi nderohet me titullin “Nderi i Kombit” - Konica.al
“Me erdhi një lajmërim dhe më thanë se të kërkon Beckenbaueri në Tiranë. Mendova se po qeshnin me mua. Shkova dhe e takova. Kemi qëndruar për disa orë bashkë dhe më dhuroi një palë këpucë të Gjermanisë kampione bote. Ishin një mrekulli!
Kjo ishte edhe hera e fundit që jemi takuar por mua më la shumë mbresa”.
“Përpara disa vitesh, erdhi dhe më takoi një bashkëqytetar dhe më tha se i kam bërë nder të madh. Djali i tij kishte punuar në një lokal ku Beckenbauer kishte shkuar si klient sëbashku me të shoqen. Gjatë shërbimit, aksidentalisht ai ka derdhur një gotë vere mbi fustanin e gruas së tij. Beckenbauer ishte nxehur mjaft dhe ka debatuar me djalin por kur ka vënë re se nuk fliste mirë gjermanisht, ka pyetur pronarin por edhe vetë djalin nga ishte. Djali i frikësuar se do të pushohej nga puna i është përgjigjur me gjysmë zëri së është shqiptar.Sabah Bizi: Miqësia ime me Beckenbauer - Konica.al
Më tej, “Kaizeri” e ka pyetur sërish se nga cili qytet dhe ai i ishte përgjigjur…nga Shkodra. “Mos e njihni Sabahin? Bizin?” e ka pyetur sërish Beckenbaueri dhe djali i ishte përgjigjur se jetonte në një lagje me të. Më tej, gjithçka ishte normalizuar dhe ai i kishte lënë porosi djalit që të më dërgonte urimet e tij më të mira. Jam ndjerë shumë i vlerësuar që pas kaq shumë vitësh ai më mbante mend.”
Kaq i madh është Sabah Bizi, sa nuk ka të dytë. Ti Sabah nuk do të plakesh kurrë, për ty koha ka ndal e ti do mbetesh gjithmonë djalosh i ri. Të duam shumë

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.