Kalendar/ Ja ngjarjet më pkikante të datës 8 Nëntor, veçojmë themelimin e PKSH

0
148

1884 – Lindi Herman Rorschach, psikiatër zviceran frojdian psikoanalist i njohur për zhvillimin provës projektuese “Inkblot Rorschach”, për të cilën thuhet se pasqyron pjesë të pavetëdijëshme të personalitetit me anë të stimujve. Në këtë test, individëve u paraqiten 10 inkblots – një në një kohë – dhe u kërkohet të thonë se çfarë objekte ose shifra ata shohin në secilën prej tyre. Në vitin 1921, Herman shkroi librin Psychodiagnostik, ku shpjegon bazën e testit të tij dhe pati sukses të menjëherëshëm. Nga disa, testi inkblot është kritikuar si pseudoshkencë, dhe vazhdon të shihet si i kontestueshëm. Vetëm një vit pas botimit të librit, Rorschach vdiq nga apendesiti , në moshën 37 vjeçare.Hermann Rorschach - Wikipedia

1895 – Ndërsa po eksperimentonte me energji elektrike, Wilhelm Rontgen zbulon rreze elektromagnetike dhe i quan X, nga që ishin të panjohura deri atëhere. Për këtë zbulim, Rontgen u nderua me çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1901, ndërsa Shoqata Ndërkombëtare e Kimisë quajti elementin 111, Roentgenium.

1936 – Trupat Frankoiste dështojnë në përpjekjet për të marë Madridin, por vendosin një rrethim që zgjati 3 vjet. Qyteti ra përfundimisht në duart e nacionalistëve të Frankos më 28 mars 1939. Lufta Civile Spanjolle filloi pas një grushti të dështuar shteti kundër qeverisë së Frontit Popullor të Republikës spanjolle nga ana e oficerëve të krahut të djathtë të ushtrisë së udhëhequr nga Francisko Franko më 18 korrik 1936.

1940 – Pushtimi italian i Greqisë dështon ndërsa forcat greke dolën fituese në betejën e Elaia – Kalamas ndaj ushtrisë italiane. Së bashku me humbjen italiane në Betejën e Pindit , kjo fitore greke në Elaia – Kalamas çoi në shkarkimin e komandantit të forcave pushtuese italiane në Shqipëri, Sebastiano Visconti Prasca, më 9 nëntor. Në javët e ardhshme, forcat greke ndërmorrën një kundërsulm në shkallë të gjërë duke i detyruar italianët të tërhiqeshin thellë në territorin shqiptar.Lufta Italo-Greke, Shqipëria e Jugut kthehet në shesh beteje - Gazeta Fjala

1941 – Themelohet Partia Komuniste Shqiptare nga bashkimi i grupeve komuniste. Bashkërendues i këtij bashkimi ishte edhe malazezi Miladin Popovic. Në formimin e PKSH-së nuk u zgjodh një udheheqës, por për koordinimin e degëve të partisë u caktua Enver Hoxha, sekretar për Tiranën. Në mars 1943, Hoxha zgjidhet kryetar i partisë. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të Shqipërisë nga Italia dhe Gjermania, PKSH-ja vjen në pushtet dhe Hoxha merr përsipër postet si kryeministër, ministër i Jashtëm, ministër i Mbrojtjes dhe dhe komandant i përgjithshëm. Me vendim të Kongresit I (1948), PKSH-ja ndryshon emrin në Parti e Punës (PPSH). Në Kongresin e X (1991), PPSH-ja shndërrohet në Parti Socialiste (PS).DOSSIER/ 8 nëntor 1941, dy jugosllavët dhe 15 themeluesit e PKSH-së

1977 – Manolis Andronikos, arkeolog grek dhe profesor në Universitetin Aristotel të Selanikut, zbulon varrin e Filipit II të Maqedonisë në Vergina. Varri ishte i paprekur, dhe përmbante shumë sende të vlefshme, të cilat u bënë pjesë e një ekspozite shëtitëse “Në Kërkim të Aleksandrit” në 4 qytete në Shtetet e Bashkuara, nga viti 1980 – 1982. Ndërsa vetë zbulimi është i një rëndësie të madhe arkeologjike, identifikimi i varrit me Filipin, vazhdon të kontestohet nga disa arkeologë.

1889 – Montana pranohet si shteti i 41-të i ShBA-ve.
1895 – Duke eksperimentuar me elektricitet Wilhelm Röntgen zbulon rrezet x.
1923 – Adolf Hitler bën tentativën e parë të marrjes së pushtetit në Gjermani, me grusht shtetin e dështuar në Munih, që njihet si “Puçi i Hollit të Birave”.
1935 – Fernand Bouisson zgjedhet kryeministër i Francës.
1939 – Në Munich, Adolf Hitler i shpëton një tentimi për vrasje, në kohën kur ishte duke festuar përvjetorin e 16-të të Beer Hall Putsch.
1941 – U krijua Partia Komuniste Shqiptare.
1966 – Edward Brooke bëhet afro-amerikani i parë që zgjedhet senator në Senati e Shteteve të Bashkuara.
2010 – BE heq vizat për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

Lindje  Edmond Halley Biography: Facts, Discoveries and Quotes | Space

1656 – Edmond Halley, astronom anglez
1848 – Gottlob Frege, fizikant dhe matematikan gjerman
1909 – Ivan Donçeviç, letrar kroat

1935 – Alain Delon, aktor francez
1947 – Nakib Abdagiq, aktor dhe letrar boshnjak
1970 – Zehnija Buliq, letrar boshnjak
1983 – Blanka Vlashiç, atlete kroate.

Vdekje

1674 – John Milton, letrar anglez
1953 – Ivan Aleksejeviç Bunjin, letrar rus, nobelist
1984 – Vjeçeslav Molotov, politikan rus
1987 – Alija Nametak, folklorist, dramaturg boshnjak.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.