Itali-Kulturë/ Gaqo Apostoli fitues Çmimit Akademik Ndërkombëtar të Letërsisë Bashkëkohore “SENECA”, i Universitetit “Aldo Moro” të Barit.

0
114
Ditën e Shtunë, 15 Tetor 2022, në Kështjellën Normanno Svevo Sannicandro di Bari – Itali, u mbajt Edicioni i Vi 2022 i Çmimit Akademik Ndërkombëtar të Letërsisë Bashkëkohore “SENECA”, i Universitetit “Aldo Moro” të Barit. Në këtë event të rëndësishëm, ku morën pjesë rreth 300 personalitete të kulturës, të artit dhe të medias, si dhe pjesëmarrës ne konkurset përkatëse të këtij edicioni, perfshire edhe fituesit e çmimeve.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Në këtë event, unë u shpalla fitues i Çmimit SENECA i dhënë nga Senati i Akademisë, për Poezinë time me titull: “Mos ki frikë nga poezitë e mia”/Non aver paura delle mie poesie. Trofeu dhe Diploma e Çmimit m’u dorëzuan përkatësisht, Trofeu nga Presidenti Ekzekutiv i Çmimit dhe ProRektori i Akademisë, Prof. Massimo Massa, Drejtor i Departamentit të Shkencave Matematike dhe Informatike, ideator i krijimit të Akademisë, ndërsa Diploma nga Drejtorja Artistike e Eventit, Prof. Maria Tereza Infante, Drejtore e Departamentit për Solidaritet dhe Promocion Social.
I ftuar në skenë nga drejtuesit kryesorë, bëra përshëndetjen e rastit, duke falenderuar organizatorët e Eventit si edhe Komisionin e vlerësimit, më pas një vlerësim për Zhuljetën, bashkëshorten time, e cila me kurajo dhe dashuri më shoqëroi në këtë takim tepër profesional dhe emocional, si edhe Poeteshën e famshme Shqiptare, Irma KURTI, e cila ma mbështeti propozimin që të merrja pjesë në këtë sipërmarrje të vështirë, përballë një Komisioni dhe Instotucioni tepër prestigjioz, duke më inkurajuar për cilësinë e mirë të poezive të mia.
Së fundi, drejtuesit më lejuan jashtë programit që zgjati 5 orë, që të këndoja a capella këngën e Domenico Modugnos “Dio come ti amo”, fituese në San Remo dhe ne EuroSong, sepse argumentova që Domenico kishte lindur në këtë zonë dhe rruga që të sillte në ketë event ishte mbushur me tabela me emrin e tij…
O Zot sa të dua, si është e mundur, të kesh nëpër duart e tua kaq shumë Lumturi…
Ndiqeni këtë këngë a Capella, Miqtë e Mi…
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ObserverKult"
GRUP PRIVATE5 251 ANËTARË
Poezi & Muzikë në ObserverKult

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.