Ish-kryepolici tha se 14 kriminelë u arratisën se operacionet u dekonspiruan, Çuçi: Do nisë hetim i thelluar, në pyetje edhe Gledis Nano

0
153

TIRANË- Deklarata e ish-drejtori të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos, në një media franceze, pak para largimit nga ky post, se 14 kriminelë i shpëtuan policisë pasi operacioni u dekonspirua, do të jetë në fokus të një hetimi të thelluar. Kështu bëri me dije ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, pasi u pyet në lidhje me prononcimin e ish-kryepolicit, për të cilin me ironi tha se kur nuk e di ai se kush i dekonspironte, si do ta di ministri dhe për këtë shtoi, Çuçi, do të nisë një hetim i thelluar, pjesë e të cilit do të jetë edhe Nano.

REKLAMA : VERA ” MEDAUR”SHIJA FANTASTIKE QE DHURON PER TW GJITHW KANTOINA E VERES “MIQESIA ” KOPLIK
REKLAMA : NESE KENI NJE PROBLEM NE AUTOMJETIN TUAJ , MOS U MERAKOSNI : GIMISTERI SELA 1, JU GJWNDET PRANW KUDO NW QYTETIN E SHKODRES

‘Është shqetësuese, por edhe pjesë e punës së përditshme që ka Policia e Shtetit për të pastruar radhët e Policisë së Shtetit. Në lidhje me deklaratën e Gledis Nanos, kur nuk e di drejtori i policisë, vështirë se do të dijë ministri këtë gjë. Është në hapësirën e informacionit që ka drejtori i Policisë. Do ta thellojmë hetimin dhe do të përfshihet edhe ish-drejtori i policisë së Shtetit, për të shkuar drejt zbardhjes së të vërtetës dhe për të hetuar çdo kënd që dekonspiron operacionet e policisë.’- tha Çuçi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.