Fatlum Nurja:‘Nuk ka vullnet politik për referendum’, mblidhet këshilli për reformën territoriale

0
133
GOMISTERI NE SHKODER - ' GOMISTERI SELA 1 Shpk'
REKLAMA; GOMISTERI SELA 1- CILESI , SHPEJTESI , SIGURI.. GJENDET NE DISA PIKA NE QYTETIN E SHKODRES
REKLAMA : SONTE NE SOFREN TUAJ NJE GOTE VERE “MIQESIA ESHTE QETESI DHE DASHURI
REKLAMA: REVISTA FJALA, WSHTE FJALA E JUAJ…BEHUNI PJESE:shkabarevista@yahoo.com

Ditën e sotme ka nisur mbledhja e komisionit për Reformën Terrioriale, ku i pranishëm për të dhënë mendimin e tij ka qenë, Fatlum Nurja, eksperti i projektit “Bashki të Forta”.I pyetur nga deputetja e PD, Dhurata Çupi, mbi mundësinë e ligjit të referendumit sa i takon organizimit të qeverisjes vendore, Nurja tha se mungesa e një ligji të tillë vinte për shkak se nuk kishte një vullnet të qartë politik. Reforma territoriale në Shqipëri, ekspertët dhe politika shohin nevojën për rishikim   “Mungon ligji për referendum. Ka pasur ministra që i kanë prezantuar edhe në komisione për qeverisjen vendore dhe kanë ngelur aty. Do të ishte standarti më i lartë, por nuk është një vullnet politik. Pra kushtetuta e përcakton, por nuk ka vullnet politik.Nëse do bëhet referendumi unë nuk e di sesa do të ishin të qarta komunitetet, pasi ne jemi sot në një reformë globale që është E-qeverisja. Unë kam shumë informacion se njësitë rurale dhe të thella nuk kanë kapacitete njerëzore të mjaftueshme për të përballuar.Nuk më duken të lumtura bashkitë e vogla në krahasim me ato të mëdha. Por këto që janë pak, nuk më duket se janë të lumtura, nuk më duket se bëjnë konsultime publike. Pra nëse ti do bësh bashkim të njësive duhet bërë në kuadër të krijimit të efikasitetit. Ky vjen si rezultat i mungesës së monitorimit nga institucionet përkatëse, këshillat vendorë janë në një nivel shumë të ulët. Dhe këto nuk janë rastësisht aty, janë të zgjedhur me një vullnet politik”-u shpreh Nurja.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.