Alban Hasani, përfaqësues i Shkodrës. Priten investime në infrastrukturë nga UEFA
Drejtori i Sporteve në Bashkinë Shkodër, por njëherazi edhe Drejtor i Akademisë së Futbollit Vllaznia, Alban Hasani ishte në një vizitë pune në Londër duke qënë i pranishëm në takimin shumë të rëndësishëm me përfaqësuesit e 16 klubeve më të mira të Europës në futboll femra.
Bëhet fjalë për Samitin e futbollit femra Eca, ku natyrshëm, Vllaznia e futbollit femrave, pjesë e konkurimit të fazës së grupeve me 16 ekipet më të mira të Champions League kishte pjesën e saj të prezantimit, e cila u krye nga përfaqësuesi i Shkodrës, Alban Hasani.Ndër të tjera, Hasani pati takime të afërta me personalitete të futbollit europian, mes të cilëve edhe Presidentin e PSG Nasser Al-Khelaifi.Samiti në fjalë shërbeu si sensibilimin i strukturave ndërkombëtare të futbollit të femrave për mundësinë e mbështetjes së skuadrës kampione të Shqipërisë, Vllaznisë së Shkodrës, kryesisht në infrastrukturën e terreneve stërvitore.