Hyrje Shëndeti & Receta Ikën drejtori i FSKDSH,mbasi e pati shpetuar nga shkrirja…

Ikën drejtori i FSKDSH,mbasi e pati shpetuar nga shkrirja…

0

o zot i madh çfar nuk degjojmë nga drejtorët e Rilindjes!Teksa njofton  dorëheqjen drejtori  i Fondit të Kujdesit të detyrueshëm  Shkodër, ai jep lajmin   e gëzueshëm për të gjithë  ne qytetaret, se mos të  ishte emruar ai aso kohe drejtor, kjo drejtori qe  duke u shkrirë.Ndaj lind pyetja. Kjo drejtori  është  private , apo e shtetit , që do thot , programi i qeverisë Rilindjes , nuk  është kaq qeshaerake  për shëndetësinë  që  duam.

Markens Shllaku nuk do të jetë më drejtor rajonal i Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor. Shllaku e konfirmoi dorëheqjen e tij gjatë promovimit të librit “Përmbledhja e Protokolleve të Përdorimit të Barnave”.Ish drejtori Shllaku tashmë tregoi edhe për sfidën që kaloi si drejtor rajonal i Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor.Gjatë fjalës së lamtumirës si drejtor rajonal, Shllaku përmendi edhe shërbimin e këtij institucioni dhe qendrave shëndetësore gjatë pandemisë COVID-19. Në vend të Markens Shllakut i cili pritet që të ketë një tjetër pozicion në shëndetësi, drejtori rajonal i Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor do të jetë doktor Aldo Gjoka i cili është komanduar në këtë pozicion ndërsa ka vite që shërben në sistemin e shëndetësisë.Ky është një tjetër ndryshim në radhët e drejtorive rajonale të PS në Shkodër duke u bërë drejtoria e 5 radhazi brenda një kohë të shkurtër ku ka ndryshim drejtuesi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.