Ajaks do të rimbursojë paratë e shpenzuara nga tifozët për biletat për ndeshjen kundër USV Herkules, të cilën e humbën dhe u eliminuan nga Kupa e Holandës.“Ishte një dështim i madh nga ana e ekipit dhe klubi ndan dhimbjen e kësaj ndeshjeje me tifozët. Na vjen turp”, thuhet në një shënim të dërguar nga Ajaks për tifozët.Kjo ishte hera e parë, në më shumë se 120 vjet histori, që Ajaks eliminohet nga një ekip amator nga Kupa e Holandës. Rikujtojmë USV Herkules luan në kategorinë e 4-t të futbollit holandez.