BROJA ISHTE I PËSTI PËR TË GJUAJTUR PENALLTIN,NDAJ NUK TREGON NGA DO E GJUANTE

0
274

Çelsi ka mundur mbrëmë me penallti Njukasëllin në çerekfinalet e Kupës së Ligës pas një ndeshje të luajtur në sulm, por që e barazoi vetëm në minutat shtesë. Gjuajtjet nga pika e bardhë i dhanë të drejtë londinezëve me katër transformime të sakta, kundrejt vetëm 2 të Njukasëllit. Rezultati 4-2 te penalltitë kaloi Çelsin në turin tjetër, por i hoqi mundësinë Brojës të tregonte veten nga pika e bardhë.Sulmuesi ishte i caktuar të gjuante i pesti penalltinë te Çelsi, siç e ka zbuluar vetë Broja për mediat angleze pas sfidës.Broja overcomes the injury, Pochettino invites him to the team - KosovaPress

 

“Po, isha unë”, tha Broja për “Football London” pas duelit. “Isha shumë i entuziazmuar në fakt që do të gjuaja. Por Petro (portieri Petroviç) dhuroi një paraqitje të pabesueshme, ndaj nuk më erdhi radha. Por isha padyshim i entuziazmuar që do të gjuaja”, theksoi ai.I ngacmuar se në cilin krah do të gjuante, Broja ka preferuar të ruajë sekretin për herën tjetër kur do t’i jepet kjo mundësi. “Nuk mund t’ua them këtë, nuk ua tregoj dot”, tha ai duke qeshur.Futbollisti hyri në fushën e lojës në minutën e 32-të të ndeshjes, pas problemeve të Enzo Fernandez, i cili i bëri vend sulmuesit shqiptar. “Ishim të pafat kur kaluam në disavantazh dhe pastaj Enzos iu desh të dilte e të futesha unë. Ishte e vështirë, ata janë një ekip i mirë. Sapo shënuan, ndjehej sikur ata u ulën duke pritur dhe ne kishim topin duke kërkuar një mundësi. Ishte fantastike që Misha (Mudrik) hyri dhe shënoi barazimin dhe pastaj shkuam direkt te penalltitë. Petro ishte i pabesueshëm në atë seri gjuajtjesh. Ishte një fitore e mirë”, tha Broja në përfundim të sfidës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.