SHKODËR, NJË KALIMTARE ME BIÇIKLETË PËRPLASET NGA NJË AUTOMJET TIP BENZ. E REJA NË GJENDJE KRITIKE PËR JETËN

0
245

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës në orët e mesditës. Një mjet tip benz ka përplasur një shtetase e cila po lëvizte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur tek Sahati në Shkodër. E aksidentuara e cila është në një moshë të re mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa ndodhet nën kujdesin e rreptë të mjekëve. Sipas burimeve nga vendngjarja drejtuesi i mjetit tip benz po ecte me një shpejtësi të madhe dhe papritur ka përplasur vajzën që lëvizte me biçikletë duke e hedhur disa metra në ajër e më pas ka marrë një përplasje të fortë. Menjëherë vajza është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia shkoi në vendngjarje dhe po bën hetimet për të zbardhur të plotë aksidentin e ndodhur.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.