Nga:DASHAMIR URUÇI-USHC-TIRANE.
Takimi i UASHINGTONIT ishte nje maje, ku arriti te shkoje farsa e bisedimeve, SERBI-KOSOVE.
U perjetua me kureshtje, ankth e shprese, qendrimi qe do te mbante SHTEPIA E BARDHE dhe sot, ajo per te cilen jane pajtuar te gjithe rrealistet eshte se pritshmerite nuk jane rrealizuar.
Hesbollahu;5 G;kryeqyteti i Izraelit,Palestine;problemet ndaj homoseksualizmit, do te mbesin pas ne histori, si gjera pa boje, si objektiva pa asnje lidhje serioze me qellimin per te cilin u organizua takimi i Uashingtonit.
Historia e mardhenieve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes me shqiptaret flet prere, per ndihmen qe shteti amerikan ka dhene ndaj popullit shqiptar, ne momente deçizive kur percaktohej ekzistenca e shqiptarve ne rrajon.
Mbrojtja e pavaresise se Shqiperise, ne vitet 1919-1920,nga Presidenti Uillson si dhe mbrojtja e lirise dhe pavaresise se Kosoves,me 1999-2008 nga presidentet Bush dhe Klinton deshmon hapur,per qendrimin qe politika amerikane ka mbajtur ndaj çeshtjes shqiptare ne Ballkan.
Dhe vetem per keto dy momente kulmore kur shtrohej çeshtja e ekzistences tone kombetare, i jemi perjete mirenjohes, popullit amerikan dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Sigurisht qe gjerat ndryshojne;evoluojne edhe qendrimet qe politika amerikane mban ndaj zhvillimeve politike,rrajonale e botrore.
E rendesishme eshte te pranojme se ne shqiptaret, nuk po e kuptojme se ku jemi, ku kemi rene e sa e rrezikshme eshte bere per te ardhmen tone,rrethi ku jemi futur.
Mesazhi qe la Presidenti Klinton ne Kosove, “NE LUFTEN,JU PAQEN”,nuk u kuptua asnjehere nga politikanet tane, ne Kosove.
Sidomos gjate ketyre 10 viteve te fundit, “nga pale qe duhej te ishte, Kosova u be teme, ne bisedimet me Serbine…!”
Leshimet e njepasnjeshme ndaj Serbise si dhe mungesa e pergjegjesise ndaj lirise se fituar me gjak jane akuzat me te medha qe shqiptaret i bejne sot, politikes kosovare.
Te shkosh ne bisedime te nivelit botror,ne Shtepine e Bardhe, pa nje platforme te gjithepranuar dhe pa kushtezime paraprake qe mbrojne interesat e Kosoves eshte vetem humbje kohe qe e shprallon dhe demton rende te ardhmen e shqiptarve, ne te gjitha vendbaninet ku ata jetojne.
Me perjashtim te Kosoves, te gjithe pjesemarrsit e tjere ne Shtepine e Bardhe fituan nga kjo e ashtuquajtur mareveshje.
Amerika fitoi apo imponoi njohjen nga dy shtete te tjera, te kryeqytetit te ri te Izraelit, Palestine.
Gjithashtu administrata Tramp perfitoi kredenciale te reja prej lobit EBRE, ne Amerike.
Izraeli legalizoi fillimin e njohjeve te Palestines, si kryeqendra zyrtare e Izraelit,fatkeqsisht e vendosur dhunshem,me ndihmen e Presidentit Tramp dhe ne kundershtim me pjesen dermuese te vendeve potenciale te lindjes e te Perendimit.
Serbia perfitoi investime te medha ne autostrada e hekurudha me te cilat siguroi infrastrukturen jetike e historike, per qarkullimin e njerezve e mallrave, drejt vendbanimeve serbe ne Kosove e sidomos daljen e enderuar ne detin Adriatik.
Ajo gjithashtu arriti ta heqe nga axhenda amerikane, njohjen reciproke,SERBI- KOSOVE duke i kthyer ne nul, interesat e Kosoves e shqiptarve ne rajon per kete çeshtje.
Sigurisht qe per takimin e Uashingtonit do te kete analiza e qendrime diverse te cilat do te ndryshojne ne thelbin e tyre.
Do te kete vleresime maksimale e servile ashtu si edhe mospajtime me thelbin dhe rrezultatet qe u arriten,ne tryezen e Presidentit Tramp.
Jam i mendimit se pas ketij takimi,me rendesi te madhe per Kosoven e krejt shqiptaret jane mesimet qe duhet te nxjerrim per te ardhmen.
Eshte skandaloze te quajme sukses, mungesen ne axhenden amerikane te nje pike per ndarjen e Kosoves apo korigjimin e kufijve me Serbine.
Ne shqiptarët, nuk duhet te shkojme më, në bisedime boshe e jo thelbësore me Serbinë.
Ne duhet ti mbrojmë vetë interesat tona, duke çmuar shumë e siguruar në të njejtën kohe, ndihmën tradicionale amerikane,gjermane e te tjere.
Nuk mund te kete bisedime me Serbine, pa njohjen reciproke mes dy shteteve dhe pa vendosur ne mareveshje, mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore te shqiptarve, ne Kosoven Lindore, ne te njejtin standart me te drejtat dhe lirite e serbeve, ne Kosoven Veriore.
Dhe te gjitha keto duhen pjekur e gjithepranuar, paraprakisht, ne Kuvendin e Republikes se Pavarur te Kosoves…!
10 shtator 2020.