Petrit R Aliaj.
Ideja për të realizuar një ekspozitë të fotografit Griseld Hoxha nga Durrësi me punimet e tij në bardh e zi ,përkoi me një propozim të z.Hasan Aliaj,drejtori i gazetës së përmuajshme “Rrënjët” në Romë për të promovuar edhe studjuesen zj.Fatbardha N.Demi me paraqitjen e dy krijimeve të saj “Mrekullia e Mbijetesës” dhe “Selenizmi Besimi që Sundon Botën”.Këto krijime lidhen me origjinën e kombit tonë ,emrat e fiseve,besimit të të parëve,simboleve dhe figurave të shquara në periudha të ndryshme historike si fakte shkencore . Znj.Fatbardha Demi nëpërmjet fotove trajtoi historikun e studimeve mbi lashtësinë e gjuhës shqipe dhe të kombit Shqiptar nga shkencëtarët e huaj të shek.19-20 dhe kontributin e etërve arbëresh të shek.17-20 .
Autorja e dy librave “Sellenizmi,besimi që sundon botën” dhe “Mrekullija e mbijetesës, nga Atllantido- Pellazgët tek Shqipëtaro-Arbërit e sotëm”) Ajo shpjegoi natyrën besimtare të të gjitha emrave që nder shekuj dhe në ditët e sotme ka mbajtur Kombi shqiptar: Bij të Zotit. Me interes u ndoq zbulimi i origjinës së emrit Alban të mbretit më të lashtë (Alpan ose Panit) të Thesprotisë , në Epir. Pjesëmarrësit u njohën me kuptimin e simbolit të shqiponjës në teollogjinë e parë të njeriut parahistorik dhe me adhurimin e një Zoti (Hënës).Faktet e panjohura mbi këtë periudhe,u shoqëruan me fotografitë e objekteve arkeologjike të cilat dëshmojnë vërtetësinë e materialit të trajtuar nga autorja.
Më herët pata një propozim edhe nga Griseldi me dt.27 Mars 2023 ku unë isha i ftuar nga z.Abdulla Deliallisi të merrja pjesë në ceremoninë festive të përvitëshme “Festa e Pranverës 2023” që organizohet nga shoqata “Durrësi Autokton” Në këtë manifestim kulturor ishte parashkuar edhe vlerësimi i violinistëve virtuozë: Olsen Çesari ,Pandush Gjezi dhe këngëtari Gëzim Mushketa me titujt “Ambasador i Qytetit të Durrësit “
Por Griseldi ka qënë edhe në mbështetje të shfaqjes së performancës teatrale “Burrneshat” me skenar dhe regji të koleges tonë Valbona Xibri ,tekst të Sara Giacomeli dhe interpretim të aktores ukrahinase Marina Ivashchenko si edhe në promovimin e autorëve Dashamir Uruçi dhe Agron Dalipaj në sallën “Odeon”. Ai me kutinë e tij magjike në dorë të befason e i kudo ndodhur arrin të fiksojë momentet më emocionuese edhe në aktivitete të ndryshme që bëhen jo vetëm në qëndrën e Kulturës “A.Moisiu në Durrës por edhe më tej.
Fotografitë dhe filmimet e tij cilësore,shprehin ndjeshmërinë e të ekzistuarit brënda filozofisë së jetës me të gjitha momentet dhe ëndërrat tona që transformohen në kujtesë, brënda kornizave ku lehtësisht kushdo mund të gjykojë dhe të admirojë së bashku me të bukurën edhe realitetin e hidhur të botës që na rrethon me shpalosjet brënda atyre kontureve të cilat i përjetojmë për ditë,për natë,e në çdo çast.
Dhe ja arritëm që këtë takim të dyfishtë me një studjuese dhe një fotograf, ta realizonim me dt 29 tetor 2023 në qendrën kulturore “SlowMill”në Milano(It)me grupin tonë të punës dhe mbështetjen e presidentit të shoqatës”Dora e Pajtimit” z.Besmir Rrjolli dhe bashkëpunimin e të pa përtuarit ing.Alban Halim Gjata. Në përkujdesje të këtij aktiviteti kishim Këshillin Drejtues të Federatës FNAI dhe Konsullatën e Përgjithëshme të Shqipërisë në Milano.
Sigurisht që në këtë periudhë krize ekonomike dhe mungesë personaliteti që po përjetojmë ndër vite ne,të gjithë shqiptarët që përballemi me opinionet dhe presionet e një kategorie që shfaqen dhe trasmetohen nga mediat vizive duke mos respektuar standartet,kriteret dhe moralin mediatik nga opinoinistë dhe moralistë të dyfishuar pa përjashtuar heshtjen e pa pranueshme të sistemit në Shqipëri dhe qarqeve të ndryshme të cilat në këto situata të turbullta në Ballkan kërkojnë të përfitojnë duke errësuar historinë,gjuhën,kulturën,rrënjët tona dhe vazhdimisht duke goditur figurat tona që i kanë dhënë emër Kombit Shqiptar .Ne jemi Rilindasit e Kohës Moderne edhe pse të shpërndarë,punojmë e ideojmë së bashku për tu ruajtur atë ç’ka jashtëqitja e popullit kërkon të na e shkatërrojë,aspiratën për të qënë të bashkuar dhe identitetin tonë me gjuhën e saj hyjnore .
Mirënjohjet shkojnë për drejtuesen e takimit dr.Ninfa Pema, përkthimin nga prof.Fabiola Sali,mësuesen e gjuhës shqipe prof.Monda Mara e cila kishte përzgjedhur dy poezi shumë të bukura dhe aktuale ;“Gjuha Shqype” nga poeti i shquar Ndre Mjeda(1866-1937) dhe “Mjegulli i Dashurisë” nga shkrimtari Dritëro Agoll(1931-2017).Poezi të cilat na trasmetuar jo vetëm emocione,por edhe në kujtesë ,domosdoshmërinë e ruajtjes së identitetit tonë edhe pse jetojmë jetojmë larg At’Dheut pa u trembur nga kjo largësi .
Dhe si një dëshmi e gjallë e pasqyrimit për të plotësuar këtë largësi që vjen nga shekuj mbijetese,bukur dhe këndëshëm poezitë u shoqëruan në kitarrë nga i ftuari ynë special,presidenti i shoqatës “Vëllezërit Arbëreshë”(Civita-Kalabri)vëllai ynë arbëresh Mimmo Imbrogno .
Ndërsa për fotografin Griseld Hoxha kishte menduar dr.Alketa Delishaj e ardhur nga Verona, një artiste shumë planëshe në fushën e artit të fotografisë me raportet ndërlidhëse që ajo i demostron ndërmjet pikturës kreative bashkëkohore . Ajo në vlerësimet e saj për vizionet që Griseldi demostron me punimet e tij për rrugët,shqiptarët,peisazhin, përshtatjen në traditë,sjell një erë të re dhe freskuese për zhanrin e fotografisë si fragmente pasuruese të historisë me përfaqësime të papritura të jetës reale që pulsojnë me vitalitet aftësinë e të kuptuarit në thelb të jetës sonë të përditshme.
Ajo që e dallon Griseldin shtoi dr.Alketa,”..është dashuria dhe mirëkuptimi i tij i thellë për Shqipërinë. Përtej arkitekturës dhe peizazheve urbane,lidhjen e tij me njerëzit që ai portretizon si në një skenë që lëviz vazhdimisht me personazhe dhe histori të gjalla në përzgjedhjen e guximshme për të luajtur me hijet dhe dritat etj. Kompozimet e tij, shpesh dinamike dhe të mbështjella me një atmosferë misteri, na ftojnë të festojmë e të mbështesim jo vetëm artin e Griseldit por edhe të gjithë atyre djemve të rinj nga Shqipëria që aspirojnë të tregojnë ndërmjet artit të fotografisë paraqitjet e pa fundëme të gjendjes reale njerëzore..“ -Falenderoj për mbështetjen që i dhanë këtij takimi,regjisoren Valbona Xibri dhe zëdhënësin e Federatës Kombëtare të Shoqatave Shqiptare në Itali z.Ndue Shabaku.
Por e ndjej për detyrë dhe kënaqësi që të përshkruaj edhe praninë e shumë dashamirësve që na besojnë e na ndjekin në aktivitetet tona të cilat ne ja dedikojmë gjithmonë asaj çka ruajmë në kujtesë dhe kemi trashëguar për të shkëmbyer eksperienca dhe mesazhe vëllazërie edhe me vendasit me të cilët bashkëjetojmë për tu integruar si një popull me kulturë të herëshme dhe të përhershëm në trojet tona. Në përshëndetjen e saj dr.Luljeta Cobanaj,oficere për diasporën në Konsullatën e Përgjithëshme të Shqipërisë në Milano,përgëzoi organizatorët e këtij aktiviteti dhe shprehu mbështetjen e saj dhe të instuticionit që përfaqëson në drejtim të demostrimeve artistiko-kulturore ,zhvillimit ,ruajtjes dhe trashëgimit të gjuhës shqipe .Më pas përshëndeti arbëreshi nga Sicilia z.Calogero Raviotta i cili na dhuroi një broshurë të thjeshtë ,tregues për trashëgiminë e herëshme kulturore ,traditat dhe aktivitetin e komunitetit arbëresh në komunën e Kontesha Entelina që gjindet në thellësi të luginës “Valle del Belice”në Sicili.Nuk munguan në takim edhe z.Klodi Pasku dr. në histori së bashku me të shoqën e tij Sara një arbëreshe që e flet në mënyrë të përsosur gjuhën tonë .Gjithashtu nga Milano së bashku me të fejuarën e tij Pauline ishte edhe arbëreshi nga Sicilia Salvadore Scire.Nga Bolonja na nderonte arkeologu dhe historiani, prof.Jani Koçillari,djali i shokut tim të rinisë Nesti Koçillari,ndërsa nga Durrësi për Griseldin ishin Adison Bejsdolli ,Arens Agalliu si edhe Zoica Kokoshari nga Brukseli. Edhe pse larg në mes nesh ishte edhe zj.Fitije Picari,drejtuese e shoqatës së gruas në Rovena dhe bashkëpuntore e gazetës “Rrënjët”e cila posaçërisht erdhi në Milano në nder të aktivitetit dhe zj.Fatbardha Demi. Nga Lecco kishim drejtuesen e shoqatës “Sofra Shqiptare” dr.Tana Laçi,specialisten për emigracionin pranë komunës Lecco dr. Brizida Hasnedari,mësuesen Diana Hanxhari ,veprimtaren shoqërore Lida Laçi dhe kordinatoren për diasporën e organizatës së Kuvendit Kombëtar Shqiptar, Antoneta Nushi. Me rrallë do të paraqes e falenderoj të gjithë ata që e vlerësuan takimin me pjesëmarrjen e tyre dhe ndihmuan për ta konkretizuar atë,duke filluar me aktivistin dhe veprimtarin e shoqatës “Shqiponja” në Val Camonica –Sebino z.Jasin Dauti,të shoqatës “Alba Calcinato” me zv.kryetarin e saj,z.Durim Moli,këshilltarin e Federatës FNAI z.Dedin Paçi ,Veprimtarin e hershëm shoqëror në Milano z.Luftim Arkaxhiu,zonja Jeta Mahmuti Ayroldi me të shoqin nga Breshja si edhe miqtë e Alketës nga Milano:Luca dhe Leonora etj,etj.Mbyllja e takimit ishte në nder të interpretimit me kitarrë të vëllait tonë arbëresh Mimmo Imbrogno i cili i këndoi dorës së vëllazërisë,gjuhës së mëmës dhe trimit Skënderbe. Me këtë rast me shumë respekt falenderova të gjithë pjesëmarrësit si edhe bashkëpunëtorët që mundësuan realizimin e aktivitetit Histori dhe Art në Milano duke i ftuar të vizitonin krijimet e fotografit Durrsak Griseld Hoxha si edhe bërjen e një foto masive të këtij sipari në Milano për ta hapur sa dyti në Breshja me dt 10 dhjetor 2023 në konferencën dhe drekën familjare tradicionale të fund vitit që organizohet nga Federata FNAI .
Milano .29.10 2023.