HERO POPULLORE I GDHENDUR SI ASKUSH TJETËR NË TOPONIME

0
394

Pregaditi : Prëlë Milani
( Z. Harapi Dukagjini në dokumente historike )
Figurë karizmatike komplekse historike. Politikani më i rëndësishmi princ më i fuqishëm pas Gjergj Kastriotit. Imponues si as kush tjetër figurë e legjendarizuar. I Shumë përfolur nga autorë jo fort dashamires, i përçmuar shpesh nga politika. Gjithsesi edhe pas 500 vitesh është dhe mbetet hero popullore i gdhendur si askush tjetër në aq shumë toponime
GURI I LEKES : Emër emblematik që i lidhet me Lekë Dukagjinin shtrihet në JL të masivit të Cukalit mbi rrjedhën e poshtme Lesniqes (Lumi shalës).”Leka kish pas lanë roje per me kundrue kur të binte qytetin e Dakajve në dorë turkur (Z. Harapi) . Prej këtu Lekë Dukagjini lëshoi nëmën e famshme turkut(P.Palaj H. Dritës 12-12 1941)
KALAJE LEKË DUKAGJINIT:Në Shalë e Shosh që qenë qeverise prej familjes së Spanve. Populli mbare e bejnë Lekë Dukagjinin per princ të vetin e kalasë së Dajakve i thonë Kalaja e Lekës (Z. Harapi ).
Në Va Spas gjendet një kala e Lekë Dukagjinit ku thuhet se Leka luftoj për një kohë të gjatë. Kalaja e Lekë Dukagjinit gjendet edhe ku bashkohen dy lumenjtë e Drinit. E Ndërtuar mbi një shkëmbtë rrebtë shpati të cilit bije thikë mbi Dri. Kjo kala qe ndërtuar prej Lekë Duakgjinit(Dr. Moriz)
LOGU I LEKËS: Krasniqe
fusha e lekë dukagjinit: ( mbi Gominë ) Pukë quhet edhe fusha e Blinishtit
SHPELLA E LEKËS:Në Mertur të Gurit
QYTEZA E LEKË Dukagjinit gjendet në Toplanë është afër majës së Forcës (Z. Harapi)
SOFRA E LEKË DUKAGJINIT:Në blinisht, në Berishë, Midhë (Qythe Karmes Pukë
SHKËMBI I LEKËS : Në Fa dhe Rajë
LISI LEKËS:Në katundin Pap, të Bajrakut të Çukes në Lagjen Knar është një fushë që thirret me emrin Lisi Lekes. Aty thuhet se kishte stanet ku Leka veronte.
KULLA E LEKËS:Në Pap të Bajrkut të Pukës, thonë –Se këtu dimëronte Leka, e diftojnë do troje te rrënuara që thirren Kull e Lekës.
KRONI LEKËS: Pak sa nën qafë të Korthpukës. është një krue me ujë të ftohtë e fort të mirë i cili thiret me ketë emër
SARAJET E LEKËS:Thonë se qëndrimin e zakonshme Leka kishtë Pjan të Krsniqes, prek ku sundontevendin e vet. Në ketë vënd kanë mbetë pak she kohe, veç një Kështjelle të rrënuar me emër Sarajet e Lekës
PEMËT E LEKËS: Berishë
SHQIPONJA E LEKËS:Mbi shkrepat per mbi Saraje të Lekës qysh moti thonë se shihen per vjet dy shqipe të bardha, të cilat nuk guxon kush me gjuajt, pse janë orët. Prej kësaj bestynie, ndoshta Dukagjini mue per stemë një shqipe të bardhë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.