Shkodra dhe Gjakova janë dy motra , të cilat e kanë të pa mundur të rrinë pa njëra tjetrën.Shkodra është një qytet i mrrekullive , dhe bukurive të veçanta, ndaj si mos të vija në panairin e Artizanve Shkodran për të prezantuar një copëz Arti dhe Artizanati edhe Gjakovor . është shprehur kështu për Tv Kopliku , dhe revistën “Fjala”Tefta Hajdarhoxha , një artizane, artiste nga Gjakova., e cila gjatë tërë bisedës në buzet e saje lulzonte buzëshja .
Në ditën e dytë të panairit të mjeshtrave të punimeve artizane në Shkodër , veçmas të tjerve ka spikatur edhe një tavolinë prezantimi i punimeve artizane tek një stendë ku prezantohet ;Komuna Gjakovë. Mjeshtrja e këtyre punimeve artizane , ështe Tefta Hajdarhoxha një intelektuale shumëdimensionale.
Është mjeshtre e këtyre punimeve , por është edhe një piktore që me pënelin e saj ka bërë të mundur kudo që të shkojnë të marrin me “vete” Komunën e Gjakovës. Ndaj në një intervistë që i morëm kësaj mjeshtërje të veçantë mësuam se familja e saj është një nga familjet e njohura Gjakovare, ndaj edhe babai saj Xhevdet Bytyçi ishtë njëri ndër studiuesit dhe përmbledhësit më të njohur të këngës Gjakovare.
Kështu Tefta ka treguar se sa dashuri kishte familja e saj për muziken Shqiptare sa ëmrinTefta e ka pikrishrt nga fama e këngëtarës Shqiptare Tefta Tashko Koço.Po kështu Tefta Hajdarhoxha ka treguar edhe për të Atin Xhevdet Bytyçi , një mjështër dhe përmblëdhsës i veçantë i këngëve Gjakovare .
Ndaj këto ditë shprehet Tefta, pas ndarjes nga jeta të babait interesimi dhe kërkesat e lexuesve për këtë përmbledhje ka bërë të mundur që shtepia botuese të realizojnë një ribotim të këtij librib që peërmbanë 1200 tekste këngësh Shqipe të muzikës popullore dhe Argëtuese.Biseda me këtë intelektuale të spikatur nga qyteti I Gjakovës ka rrjellur lirshëm , dhe natyrshëm sështë folur më së shumti rreth punës dhe jetës, ku gjithënjë në focus qëndron arti i punimeve artizane dhe muzika.