Të zbresë nga yjësitë e prekjeve

0
294
Nga Valbona Kolaveri    May be a close-up of 1 person
Mes vargut ujvarë
Nën drithmën e shpirtit
Për të bukurën fjalë
I dhe dashnisë frymën, hymnin
…………………………………..
Për çdo melodi , flutur ndjenjash e dert
U dogje me shpirt ndër fjalë poet
Lule dimri
Dimri sinuset po i shfren të kullojnë ndër përrenj
Pat fohje të rëndë këtë vit
Zgavrat e qiejve po mbushen me frymë
Të kaltrat të na i ndrisin sytë
Dielli po ngulfat ngeshëm të shkëlqejë
Të shtriq të butat brinjë
E mbi liqen ti puthë rrezet n’perëndim
Tu qeshë mëngjeseve kur lind
Lule dimri po qan këtë pranverë
S’do ketë më bukuri akulli të kristaltë
Dimri po ngushëllon ta strukë në gji të tijën bijë
Të qajnë nën zë der sërish të vijnë..May be art
Zogj ndjenjash
Zogj ndjenjash më këndojnë hareshëm
Më qukasin shpirtin e pabindun
Diej puthjesh më rrezëllijnë n’verbim
E presin magjinë qiellore
Që të ndodhë aty në mu
Të zbresë nga yjësitë e prekjeve
T’më pushtojnë
E t’më vrasin
Le t’më varrosin pa dyshimin ma të vogël
N’shikime të gjymtueme
Që presin me i dashtë përulësisht
Rrezet përvëluese të dashnisë
Që hera herës thyhen n’male të naltë malli.
Lule molla
Lule molla asht struk ndër degë
Se dimrin e mbarsi djalli
Shtatëqind dreqër i l’shoi mbi dhe
Fustanin e bardhë pret lulet t’ia qëndisi
Lule molla po don nuse me u ba n’pranverë
Në dashni gonxhet me i çelë
Lule molla e bardhë e mirëMay be an image of flower and nature
Sivjet dimrin e pat të vështirë
E mbuluan dreqnit rreth e rreth tuj i kërcy
Deshën me ba mort me nusen ma t’mirë
Po lule molla dekën e ka mbyt
Në dashni lulet me i sajdis
………………………………………
Se molla molles po i pret të kuqen ngjyrë.
Ky dreq milet
S’tronditet ky dreq milet s’tronditet
Dhe kur mbarë e mbrapshtë u vijnë punët
Gërmushet me veten gjithnjë i mjeri
Asnjëherë s’kujtohet që po ha bukë gjunjësh
S’tronditet mileti s’tronditet për besë
Më keq për ta nuk ka , edhe pse do ketë
S’tronditet as kur rrugët bymehen n’tymnajë
Të mjerët ,qyqarët u bënë për të qarë
S’tronditet ky dreq edhe kur e thërret
Po vjen i madh tërmet tundu jashtë del
S’ka frikë nga asgjë edhe pse i mjerë
Trondite pis milet , për çfarë ju keni lerë
S’tronditet ditëziu kurrë nuk bëri mek
Dhe kur ja shtypin dhembjen të qajë nuk ka zë
Tronditet veç ne lindje, veç ateherë bërtet
Të vetmen revoltë e ka ndaj barkut të vet.
Ditë të tërthorta  No photo description available.
Galuc iu ula relievit të mendimit
Përmbi të peshova rëndë
Kryq e tërthor i mas shikimet e zgjimit
Kufijtë e ditëve ndajnë netët e sfilitura
Këmbëkryq ulem në sofrën e shpirtit
Më s’teprojnë fjalë të kem për nesër
Gjuhën kafshoj me dhëmbë
Pres të shërohet plagë e vjetër
Që mëngjesin tjetër ta marr mbi shpinë
E tu vë fre ditëve të tërthorta.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.