GAZETARI I HEQ VREJTJE HAJERDINAJT: GABOVE RAMUSH !

0
329

-Ishte e pabesueshme qe, ne këtë situate shume te rëndësishme gjithëkombëtare, Ju te refuzonit ne Kosove takimin me Kryeministrin e Shtetit Ame, Shqipërisë –

Nga: MusaKurtulaj

Ish-Kryeministri disa here i Kosovës, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk u tregua i gatshëm te takohej me Kryeministrin e Shtetit Ame, Shqipërisë, Edi Rama, gjate vizitës ditore qe ky i fundit beri ne Kosove (29 – 30 qershor 2020). Rama sqaroj se qëllimi i kësaj vizite ishte te mësonte nga afër për situatën e krijuar pas njoftimit te Prokurorit Special për Kosovën ne Hage, se kishte ngritur akuza ndaj Presidentit te Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Kryetarit te PDK-së (Ish-Kryetarit te Kuvendit te Kosovës) Kadri Veselit ! I gjithë spektri i larte politik i Kosovës e takoi z.Rama, dhe e mirëpriti vizitën e tije ne këtë situate, me përjashtim te Ramush Haradinajt qe e refuzoj ! Ne fakt, ky refuzim i Haradinajt nuk pritej nisur nga rëndësia qe ka ne këtë situate forcimi i bashkëpunimit te faktorit gjithë shqiptare për Kosovën, pa dallim këndej dhe andej Bjeshkëve, dhe ne veçanti nisur nga formati i z.Haradinaj si nder udhëheqësit kryesor te ish-UÇK, i cili ka edhe vëllezër te vrare ne luftën për çlirimin e Kosovës. Pra kur Ramush Haradinaj pritej te ngrihej mbi akuzat e ndërsjella ne distance qe qëndronin mes tij dhe Rames, përfshi këtu edhe padinë ndaj për shpifje (qe faktikisht nuk duhej te behej nga Rama për asnjë rrethane…), ai nuk e beri këtë, por qëndroj ne llogoren mëparshme te ngrirjes se komunikimit me Kryeministrin e Shqipërisë ! Z.Ramush Haradinaj, gabuat me këtë qëndrim qe mbajtët, gabuat shume me refuzimin për te mos takuar Kryeministrin e Shtetit Ame, Shqipërisë ! Shqiptare kudo qe janë, morën një mesazhe aspak te mire nga ky qëndrim i juaj ne këtë situate te trazuar për Kosovën ! Nisur nga rëndësia e momentit, Ju duhej te ishit i pari ne Kosove qe duhej te prisnit Kryeministrin e Shqipërisë, dhe jo, kurrë jo, te mos pranonit asnjë takim me te ! Ju e dini bash mire se shqiptari ia ka hapur derën edhe hasmit kur ja ka mësy ne shtëpi ! Gabove, Ramush, gabove rende, shume rende, sepse ne raste te tilla te jashtëzakonshme kombëtare nuk ka vend as për mëri personale, as për miqësi personale, as për anime klanore, as për preferenca politike, pasi behet fjale për çështje madhore, ne rastin konkret për KOSOVEN qe na DON BASHKE këndej dhe andej bjeshkëve, pa DALLIM ! Zakonisht gabimet nuk u kane hije burrave, urtia po, u ka hije ! Dhe urtia ka është e dobishme ne KUVEND, jashtë tij nuk ka vlere ! Gabove ndaj Rames,z.Ramush Haradinaj !

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.