Drejtuesi i qarkut të Kukësit, Pandeli Majko, ka reaguar pas fitores së kandidatit të PS-së Albert Halilaj në Kukës.Majko shprehet se pas një fitoreje të tillë, socialistët i kanë një borxh të madh Kukësit dhe kuksianëve. “Kjo është fitore e një djali që fiton në Kukës dhe që do t’u shërbejë të gjithëve pa asnjë dallim partiak.
I kemi një borxh të madh Kukësit. Ky borxh nuk shpërblehet me fjalë, por me vepra”, u shpreh Majko.
Kujtojmë se Halilaj fitoi në Kukës me një diferencë të madhe votash, duke rrëmbyer mbi 5000 vota më shumë se kundërshtari i tij Emri Vata./