Fernando/I dhuroi fitoren Egnatias, zbulon objektivin e tij: Dua Kupën dhe kampionatin

0
86
Egnatia ka mundur me shifrat 1-0 Vllazninë në Shkodër. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Fernando. Ai arriti të shënonte edhe një gol tjetër, por iu anulua nga VAR për shkak se aksioni nis me faullPas ndeshjes ishte pikërisht autori i golit i cili foli në një prononcim. Ferndando u shpreh se ishte i lumtur për golin dhe se synon të fitojnë Kupën dhe kampionatin.“Kjo fitore është shumë e rëndësishme, jam shumë i lumtur për golin që shënova. Nuk ka rëndësi se kush shënon, të rëndësishme janë 3 pikët. Objektivi im për këtë sezon është të fitojmë Kupën pse jo edhe kampionatin”, u shpreh Fernando në një prononcim për “Oversport”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.