FARA MAGJIKE

0
143
Mund të jetë një imazh i 1 person       Një histori e vjetër kineze flet për një grua të cilës i vdiq djali i saj i vetëm. Në pikëllim e sipër, ajo shkoi te njeriu më i shënjtë i vendit dhe i drejtua: “Çfarë lutjesh keni, çfarë magjish keni që të mund ta ktheni djalin tim në jetë?
Njeriu i shenjtë, në vend që ta largonte apo të diskutonte me të i thotë: “Më sill një farë spinaqi nga një familje e cila nuk e ka njohur kurrë brengën dhe do ta përdorim atë për të larguar trishtimin nga jeta juaj. Gruaja shkoi menjëherë në drejtim të farës magjike. Ajo shkoi në fillim në një shtëpi madhështore, trokiti në derë dhe tha: “Unë jam duke kërkuar për një shtëpi që nuk ka parë asnjëherë dhembje. A është ky një vend i tillë? Është shumë e rëndësishme për mua”.
Ata i thanë: “Ju me siguri keni ardhur në vendin e gabuar” dhe filluan të përshkruajnë të gjitha gjërat tragjike që u kishin ndodhur kohët e fundit.
Gruaja tha me vete: “Kush më mirë se unë mundet t’i ndihmojë këta njerëz jo të lumtur, të cilët kanë pasur fatkeqësi më shumë se të mijat?”
Ajo qëndroi për t’i ngushëlluar, pastaj vazhdoi në kërkim të një shtëpie që nuk e kishte njohur kurrë brengën. Por kudo që ajo u kthye, ajo gjeti një tregim trishtimi apo fatëkeqësie.

REVISTA FJALA KURIOZITETE
Gruaja u përfshi aq shumë që t’i ndihmonte të tjerët të përballeshin me dhimbjet e tyre, pasi të vetën tashmë e kishte harruar. Më vonë do të kuptonte se ishte kërkimi për të gjetur farën magjike të sinapit që çoi në largimin e vuajtjeve të saj.
Lumturia vjen atëherë kur ti e dedikon jetën tënde ndaj të tjerëve. Nëse do të shohim përtej intersave tona, të vendosemi në vendin e dikujt tjetër, të mund të shohim se nuk jeni vetëm ne në këtë botë, por ka edhe njerëz të tjerë që mund të kenë nevojë për ndihmën tonë. Lere veten të lirë në shërbim të të tjereve dhe do të kuptosh se dhimbja do të largohet.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.