ILUZION
Dola nga shtëpia
Ika aty ku u takuam
Herën e parë ne dy
Sa shpejt eca
Duke menduar
Se do të gjej aty
U ula në tavolinën tonë
Gjatë të shikova ty
Buzëqeshjen tënde
Ato buzë, at zë
Derisa dikush më pyeti
“Çfarë dëshironi”
E unë ngadalë i thashë
At që kërkoj unë iku
Nuk e kthejmë dot
As unë, as ti
I MASHTRUAR
Nëse ti mendon
Se unë do të ndryshoj
I mashtruar je
Unë jam kështu si jam
E mendja ime
Do ta mund veten
Do ta dashuroj dikend
Të cilit çdo gjest i imi
Do ti duket mrekulli
E ti “zemër” mundohu
Ta gjesh dikend
Ashtu si e paramendon ti
SI VESA PARA DIELLIT
Nuk ka dashuri të lumtur
Pa dhimbje, pa lot
E unë derisa të kisha
Shkëlqeja
Yjet ma kishin zili
Zemra ma thoshte
Se ishe vetëm i imi ti
Andaj ndihesha
Si mbretëreshë
Mendoja se do të kisha
Tërë jetën
Derisa një ditë
Ti fillove me heshtë
Me një qetësi
Që shpirtin ma këpuste
Dhe më bënte të ndihesha
Si vesa para Diellit
Ai ankth pa fund
Më bënte të ndihesha
Që nuk jam Selvi
Asaj që Dielli ia kishte zili
A DO TË MUNGOJ
Mendova se po vdes
E për çudi ajo ndjenjë
Nuk më trishtoi
Në mendje të kisha ty
A thua si do të ndihesh
A do të mungoj
A do ta vizitoje ndonjëherë
Atë vend ku ishim ne dy
A thua sytë e tu
Do të lotonin
Ti që tërë jetën
Më prite mua
A thua po të mundje
Do të vije me mua
Dhe sytê më lotuan
Kur e mendova
Që jemi larg
E unë jam vetëm
Duke ëndërruar
MË BËRE TË BESOJ
Më bëre ta besoj
Gënjeshtrën tënde
E unë të të dua pa fund
Më bëre ta besoj
Dashurinë tënde
E unë të të dashuroj
Deri në qiell
Më bëre të adhuroj ty
E ti harroj
Të gjitha dhimbjet
E kësaj jete të rrejshme
LOJË DJALLI
Dashuria êshtë lojë djalli
Tashmë e di
Ditën që të vrava ty
Unë e vrava zemrën time
Ditën që ti vdiqe
Edhe unë vdiqa me ty
Eci rrugëve
Me plot njerëz
E unë të shoh vetëm ty
Ndoshta një ditë
Do të përqafohemi sërish
E të qajmë
Për kohën e humbur ne dy