Kur dëshira dhe vullneti nuk mungojnë, fuqia e shqiptarëve anembanë botës mund të kthehet në faktor vendimtar për të ndihmuar bashkëatdhetarët tanë kudo ku ato ndodhen.Nga rastet ku mund të përmendim për pozitivitet dhe aktivitet të pandërprerë, me shërbimet ndaj komunitetit shqiptar, mund të veçojmë Shoqatën “Nënë Tereza” Namur, Belgjikë, me president Adnan Rexhepi. Kjo shoqatë, krahas veprimtarisë kulturore, humanitare, shkollës shqipe dhe organizimit të konferencave prestigjioze mbi figurat kombëtare dhe historisë së kombit tonë në Belgjikë, prej vitesh po kontribuon bindëshëm në rritjen e sigurisë qytetare dhe shëndetsore në disa Komuna dhe Bashki të Kombit tonë, në Preshevë, Kosovë dhe Shqipëri.Sot, me ndihmën e Shoqatës “Nënë Tereza” Namur dhe sponcorimin e dy vëllezërve patriotë, zotërinjve Shqiprim Salihu dhe Abdyl Salihu, u bë e mundur nisja për Preshevë e dy autoambulancave të kompletuara me gjitha mjetet e ndihmës së parë. Dhe kjo ndihmë shkon falas për vëllezërit dhe motrat tona në Preshevë, që edhe pse në truall autokton shqiptar, ndodhen gjeografikisht padrejtësisht nën regjimin shovinist serb, i cili i ka defavorizuar qëllimisht në investimet shoqërore dhe më tepër.Ndaj të ndërgjegjshëm apelojmë, se është edhe detyrë e autoriteteve të shtetit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, të investojnë në mënyrë konkrete, dhe jo të bëjnë propagandë shou me sigurinë qytetare në Preshevë, duke premtuar e duke mos i realizuar angazhimet e marra.Kombi është një, e duhet të funksionojë i pandarë!Shoqata “Nënë Tereza” Namur, Belgjikë në dy vitet e fundit ka nisur edhe një autopompë zjarrëfikëse pranë Komunës së Preshevës, dhe me dy autoambulancat moderne, besojmë se ndihmojmë mjaft në rritjen e shërbimeve të sigurisë qytetare në Preshevë. Kjo tregon më së miri se bijt e Preshevës, Kosovës e Shqipërisë, edhe pse në mërgim, mendjen dhe zemrën e kanë të lidhur pashmangësisht me bashkëatdhetarët tanë në Luginën e Preshevës.Kjo ndihmë e çmuar u realizua me kontributin këmbëngulës e vullnetar të Preshevarit Adnan Rexhepi, me bashkëpunimin e qendrës së sigurisë nga fatkeqësitë natyrore dhe ndihmës së parë, zona “Nage” Namur. Bijve të Preshevës, vëllezërve patriotë, Shqiprim e Abdyl Salihi, që duhen falenderuar përzemërsisht për donacionin për mbulimin e shpenzimeve protokollare, dhe kordinatorin nga Shqipëria, z. Arian Bajraktari.Ndaj i bëjmë thirrje patriotike gjithë bashkëatdhetarëve tanë kudo që ndodhen në botë, të shfrytëzojnë gjitha mundësitë dhe potencialet e mundëshme, të ndihmojmë dhe të investojmë në Kombin tonë, për të rritur gjendjen ekonomike atje, për ndaluar hemoragjinë humane që vazhdon prej dekadash, për të krijuar një jetë më të mirë e të sigurtë, dhe të punojmë gjithë së bashku për të rikthyer shpresën.