Nga:Zana Tako
Gjuha e letërsisë e shqipton fjalën durim si pjesë të formimit të rreshtave dhe vargjeve, por në vetvete fjala durim ka kuptim shumë të gjerë dhe të thellë. Thellësinë e kuptimit të saj nuk e shohim por e ndjejmë.
Të shohësh në sipërfaqe nuk është njëlloj si të shohësh në thellësi, ashtu dhe thellësia e të kuptuarit në mençuri të fjalës durim.
Durimi nuk matet me metër, as me hapa, as me krahë. Jemi një shoqëri që nuk e njohim durimin, pasi dëshira dhe qëllimi e anashkalojnë atë.
Frymorët janë qenie që lëvizin dhe ndjejnë. Kjo lëvizje lind edhe mendimin që përparon drejt qëllimit, i cili është si një dritëz që pret ta ndezësh për të çelur dëshirën, e cila nuk na bën durues por dëshirues. Kështu dhe qenia njerëzore, duke dëshiruar le mënjanë duresën dhe qëndrimin ndaj saj. Kjo analizë nuk e shpërfill qëllimin e arsyes, e cila bëhet bazë mbështetje për të finalizuar arritje të mëdha. Por rruga drejt këtyre arritjeve është e gjatë dhe jo e shkurtër. Kështu lind nevoja të kuptojmë, se pa mbështetjen e durimit sforcohemi për të kuptuar arsyetimin e shëndoshë që tregon njëlloj me sinjalistikën, mënyrën se si duhet të veprojmë për të mos rrezikuar të mbërrijmë për atje ku jemi nisur.
Durimi nuk është afatshkurtër. Mënyra se si e përdor njeriu këtë ndjenjë, ndryshon nga personaliteti që formon krijesa brenda shpirtit të vet. Njëlloj me lulet e porsaçelura është dhe durimi. Pas një kohe të përplotë brenda qëllimit, çelin sythet e para të fryteve të këtij vyrtyti të magjishëm, i cili nuk na bën vetmitarë por ngadhnjyes.
Të realizosh kohën e provës së duresës, quhet detyrë që i ngarkohet gjithësecilit në rrugën e tij. Por jo gjithkush di të vlerësojë dhe të kuptojë vlerën e çmuar të durimit, që shpie në përplotësinë e kohës ku fillon dhe mbaron ajo çka na është dhuruar në vullnet të lirë.
Koha e përplotësuar është fryt i pjekur i stinës së begative të mëdha. Qëndresa në durim është Hir, i cili i shërbehet në përvujtëri vullnetit Hyjnor.
Dashuria që na dhurohet është falas. Durimi që përgatit shpirtin në qëndresë ushqehet nga Hiri i Tejetlartë. Hiri nuk përgatitet nga dorë njeriu. Përmbajtja e tij nuk ka për autor nxënës të panxënë. Kush kupton brenda dijes njeh edhe ligjin e dijes. Jashtë ligjit flasin dhe mendojnë të patënzonë, të cilët ende nuk e kanë kuptuar dhuratën e Shenjtë të provës në duresë dhe qëndresë ndaj vullnetit Hyjnor. Amen!