Ky nderim nga kreu i shtetit për vizionarin që transformoi konceptin e medias vizive në Shqipëri, vjen 15 vite pas ndarjes së tij nga jeta.
Si një ëndërrimtar e vizionar i palëkundur, guximtar në krijimtari, inovator e pasionant e cilësoi Begaj themeluesin e Top Medias, që arriti të krijojë një vepër të papërsëritshme për nga dimensionet.
“Njeriu që punoi natë e ditë për të realizuar projektin e jetës, ai e meritoi mbiemrin e ri me të cilin njihej si Tani i Topit ”, tha Begaj.
“Jam mirënjohëse për atë, po aq sa duhet të jetë çdo shqiptar. Për njeriun e pakapshëm që ishte dhe për dëshirën që pati për të ndërtuar një media, e cila edhe sot jeton me frymën dhe vizionin që ai la. E vetmja media shqiptare që vazhdon e mbahet me dëshirën për të bërë gjëra të bukura, e për t’i shkuar sa më afër të vërtetës në çdo gjë që bën.Media e cila ruan me dinjitet themelet duke vrapuar drejt së ardhmes pa frikë dhe pa kompromise. E vetmja media e trashëguar te brezi i ri. Ai brez që e mësoi shqipen të pacenuar sepse Dritan Hoxha besoi fort se e ardhmja është shqip, dhe ajo s’duhet prekur. Media e cila çdo ditë ka mbi tetë prodhime shqip, e çdo mbrëmje flitet shqip. Media që e ruan edhe kur humb gjuhën dhe trashëgimin.Media, e cila lufton sot lojën e pabarabartë të konkurrencës në audiencë në Top Channel dhe në shpërndaje të gjuhës shqipe në Digitalb, një tjetër vlerë kombëtare që përcjell gjuhën shqipe të çdo shqiptar. Media që shtoi një treg që nuk ekzistonte dhe i mundësoi vetes mbijetesë, duke mos cenuar në asnjë moment interesin publik, por duke e pasur parësor. media që shkëlqen që furnizohet vetëm me punë dhe dinjitet. Media e paprekur nga baltosje e vazhdueshme.E vërteta është shumë e vërtetë. Im atë ishte i vërtetë, Top Media është e vërtetë dhe kjo ndihet, prandaj shkëlqen. E njohin shqiptarët të vërtetën, e besojnë dhe e ruajnë. Unë e di sepse e shoh sesi përkthehet në audiencë. Sa herë i largohesh të vërtetës, ajo ndihet. Jam e lumtur që Top Channel ka standard Tanin, limitet që i vendosi, që ne vetëm do na duhet ti ruajmë dhe t’i përshtatim. Më lejoni të shtoj diçka. Im atë nuk la pas vetëm veprën, por familjen dhe zonjën e tij. Nuk më është dhënë rasti deri tani por do doja ta falënderoja time më, për punën dhe luftën krah tim eti, e më pas për t’i ruajtur atij familjen dhe vizionin.
Unë dal sot ,e kokën lart dhe pranoj medaljet për tim atë, pikërisht se ajo qëndroi stoike dhe diti kur të luftonte dhe kur të tërhiqej. delegoi me dinjiteti atë që iu desh. Për mua vepra më e rëndësishme e Dritan Hoxhës është familja dhe unë kam nderin dhe përgjegjësinë të përfaqësoj atë dhe nderin e tij. Qoftë kujtimi i tij i paharruar për shqiptarët, siç është edhe për ne. Aq pak vite sa jetoi, i fali familjes shumë dritë. Faleminderit, faleminderit z.President”, ishte fjala falënderuese e drejtueses së Top Channel, Lori Hoxha.