DITET E QENDRESES

0
397

Tre ditë për të kujtuar 5o vite diktaturë. Kështu 20 maji shënon një vjetorin e vendosjes së memorialit në Shkodër që përkujton torturat e regjimit të egër komunist ndaj të përndjekurve politik. Datat 20 deri më 23 maji tashmë cilësohen si ditët e përkujtimit të qëndresës ndaj persekucionit të pothuajse 50 viteve nga diktatori Enver Hoxha dhe regjimi i tij.Në këtë 20 maj pranë këtij memoriali u vendosën kurora me lule nga ish të përndjekur dhe drejtues vendor. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi u shpreh se edhe në ditët e sotme jetojmë në kohë të vështira dhe këto 3 ditë qëndrese duhet të shërbejnë si një reflektim për të ardhmen.Kryetari i shoqatës së të përndjekurve të Shqipërisë Nebil Çika hodhi akuza të forta për qeverinë e Edi Ramës duke thënë se po jetojmë në një diktaturë të re.Luigj Mila, kryetar i shoqatës “Drejtësi dhe Paqe” dhe kreu it ë përndjekurve politik për Shkodrën Zenel Drangu u shprehën se ish të përndjekurit për 30 vite nuk kanë marrë atë që u takon qoftë nga qeveria e djathtë por edhe ajo e majtë.Memoriali i vendosur në qendër të qytetit të Shkodrës një vit më parë nuk është vetëm për të përkujtuar persekucionin por edhe qëndresën e fortë e atyre qindra mijëra shqiptarëve që u vranë, u torturuan, u burgosën dhe masakruan nga regjimi totalitar monist.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.