DITË DASHNIE/URIM ME NOSTALGJI PËR SHËN VALENTININ…!

0
75
NGA NDUE BACAJ Ndue Bacaj | Gazeta Malesia
Gëzuar Shën Valentinin të gjithë atyre që e festojnë!
Në moshen më të bukur për të perjetuar e festuar Shën Valentinin, (14 shkurtin) , ditën e të dashuruarve ne që jemi rritur nën diktaturen komuniste e kemi përjetuar jo vetem pa e festuar gjatë atyre dekadave ditën e të dashuruarve , por as emrin dhe kohën shumica e shqiptarëve nuk ja kanë ditur. Por edhe në ato kushte errësire , kur dashuria e parë duhej të ishte për partinë , enverin e komunizmin , në heshtje dhe nën dritën e “qirinjëve” kanë lindur , lulzuar e sfiduar kohen mjaftë dashuri , madje edhe dashuri të ndaluara , sepse në dashurinë e të rinjëve e të rejave hynte në mes biografia e partia…San Valentino, non basta una festa. Amore? Occorre sacrificio e dovere -  Affaritaliani.it Më kujtohet se sapo kishim filluar të merrnim “erë” nga dashuria , të cilen më shumë e perjetonim me endërra , në pranverë gjenim lule që përbëheshin nga petale (drandafille , lule-shqerra e tjer), dhe duke menduar për dashurinë e një vajze “me emer konkret” i heqnim një nga një petalet e lules duke thënë më don s’më don , dhe kur petalja e fundit hiqej duke shoqëruar fjalen më don , ne beheshim me krahë , duke besuar se fati i dashurisë me vajzen që “ëndërronim” po na buzqesh…Mund të jetë një imazh i trëndafil Se si na printe ky fat pak rendësi kishte , pasi një “sentence” dashurie na “mësonte” se Femra është si hija jote , kur ti e ndjekën ajo iken , dhe kur ti iken ajo të ndjeken… Ndërsa ishte bërë disi “proverbiale’ thenia se për të zënë një të dashur duhet të shkyesh të pakten një palë këpucë… Është disi e çuditëshme se edhe pse jetonin në një shtet ateist (në kohën e komunizmit) ndryshimi i fesë apo besimit të dy të rinjëve shpesh bëhej pengesë per dashurin e tyre… , kurse sot edhe pse feja apo besimi është i lirë , pengesat janë thuajse të papërfillshme.. Gjë që tregon se (në liri) dashuria është ndjeja më e fuqishme nga të gjitha ndjejat , pasi ajo “godet” pernjëherë zemren, mendjen, shpirtin e trupin… GËZUAR të gjithë atyre të dashuruarve që e festojnë SHËN VALENTININ…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.