Diplomacia/ Iken Olta Xhaçka, vjen Igli Hasani

0
107
FJALA ESHTE PER POLITIKE

Tashmë diplomacia shqipare do të ketë emër të ri, pas heqjes së Olta Xhaçkës si ministre e Europës dhe Punëve të Jashtme. Igli Hasani, një emër jo shumë i njohur në jetën politike shqiptare, do të jetë ministri i ri i Europës dhe Punëve të Jashtme. Igli Hasani ka mbajtur pozicioni e Koordinatorit të Aktiviteteve Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së.Hasani ka qenë Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë OSBE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Vjenë. Në janar 2021, ai mori postin e Kryetarit të Grupit të Partnerëve Aziatikë për Bashkëpunim.Gjatë kryesimit shqiptar të OSBE-së, ambasadori Hasani ishte Kryetar i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së dhe kryetar i Grupit të Kontaktit Mesdhetar si pjesë e Trojkës së OSBE-së në vitin 2019.Ai ka një përvojë 17 vjeçare në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në role të ndryshme drejtuese, duke përfshirë si Sekretar i Përgjithshëm (2017-2018), Drejtor i Përgjithshëm për Politikat e Mbrojtjes (2015-2017), Drejtor i NATO-s dhe Marrëdhënieve me Jashtë (2013-2014) dhe Drejtor i Integrimeve Euro-Atlantike (2013-2014).Igli Hasani ka diplomuar në Drejtësi, Sociologji dhe Filozofi nga Universiteti i Tiranës, Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga King’s College në Londër, si dhe është diplomuar në Kolegjin Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.