Digjet “Buni i Barjaktarit” në Qafë Thore.

0
751

 

Digjet Buni i Bajraktarit ne Qafe Thore ne aksin qe te çon drejt Thethit. Demi ekonomik eshte rreth 3 milion euro. Bujtina e djegur eshte e biznesmenit Gezim Olaj i cili ka ardhur nga Anglia per te investuar.Investimi ishte ne fazen e fundit por papritur mbreme persona ende te paidentifikuar i kane vene flaken te gjithe bujtines duke shkaktuar nje dem prej afro 3 milion euro. Djegia eshte bere sipas burimeve me benzine ne oret e nates.

Reagim i pronarit të  Bujtinës

Pronari i bujtines “Buni i Bajraktarit”, Gezim Olaj ka folur per djegien e ndodhur mbreme ne bujtinen e tij.Ai thote se nuk ka probleme me askend dhe nuk e di se kush mund ta kete bere.“Kam ardhur nga Londra per te investuar. Eshte i qellimshem sepse e kane djegur me benzine bujtinen time. S’kam pas probleme dhe as perplasje me askend dhe nuk e di kush mund ta kete bere.Mund te jete edhe per çeshtje konkurence, por per momentin nuk kam asnje dyshim se kush mund te jene autoret.Demi qe me eshte shkaktuar kap vleren e 3 milion euro perafersisht sepse kane djegur gjithçka qe kam patur, lokalin e vjeter dhe ndertesat e reja qe jane bere dhe ata qe ishin ne ndertim e siper”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.