Jemi në kufirin minimal të kohës për marrjen e vëndimit, dhe njëkosisht të përgjegjësisë për ndryshimin e shumëkërkuar të qytetar ve , democrat apo socialist në M.Madhe . Kështu ka deklaruar deputeti Ramadan Likaj , i cili më tej ështe shprehur se është gati për të dorzuar mandatin e deputetit për tu vënë në sherbim të qytetarve.Ora e një casti të shumëpritur nga demokratët , por jo vetëm në M.Madhe po troket. Tashmë tik – taku i ores së demokratve drejtë bashkimit në M.Madhe vlersohet të jetë me trokitje positive. Kësisojë rikandidimi për kryetar Bashkie në M.Madhe i kreut actual të Bashkisë , së drejtuar nga socialistët z, Tonin Marinaj ka rritur dhe më shumë adrelinën , e për rrjellojë dhe motivimin e demokrfatve për të gjetur ghuhen e përbashkët , për të dalë më një kandidat të vetëm përballë kandidatit të socialistve Tonin Marinaj.Në një bisede që patëm më deputetin Ramadan Likaj , veçmas të tjerave mësuam faktin se zhvillimet e fundit në Pd M.Madhe kanë dhënë sinjalin e mundësisë , dhe dëshirës për një unfikim, çka do thotë dalja para elektoratit me një kandidatë të përbashkët të dy grupimeve brënda Partisë Demokratike.Ky unfikim sipas z. Ramadan Likaj është një garanci e plotë , për një garë të fortë , bindëse dhe në fund fituese për demokratet në veçnati , dhe gjithë malësorët në përgjithësi, duke larguar kësisojë nga pushteti ata që nuk dijnë t’u japin qytetarve , por vetëm të zhvasin prej tyre. Ndaj ka deklaruar Ramadan Likaj: Sapo të ndodhin ky bashkim , unë jam gati të dorzoj mandatin , dhe ti futemi gares për të korurzuar me sukses fitoren me datën 14 Maj. Ditë e cila do jetë ditë feste “çlirimi” nga pushteti i Rilindjes për malëësorët ..