Dashurinë e vodha nga një përrallë

0
153
Këmbëzbathur,
të ndoqa në rrugëtimin tënd.
Mes gjembash, në drizërishtë,
vetveten harrova.
Unë…
një luginë e paprekur,
plot dëshira e ëndrra
që përndiqnin horizontin.
Shërova dhembjet e tua,
mungesën e dashurisë,
padrejtësitë e padukshme,
kohën e humbur,
armiqësinë e kultivuar
në kopshtin zoologjik njerëzor.
E sheh, se si puthet shkëmbi
me rrezen e diellit?
Si përqafohet liqeni
Me dritën e hënës?
Është kaq e lehtë
Të dashurosh.
Të dhurosh zemrën
Pa egoizëm.
Dhe jeta …
do të reshtë së qeni
një varg vegimesh të trishta.
Hija e Tij Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme
Me sy të zhytur në abis,
si një e paftuar në shtëpinë e saj.
Lule molle,
me aromë dashurie të harruar,
një tjetër Migen golsuorthian.
Flutur’ e trishtë
e dimrit siberian.
Si petale trëndafili
kur këputet nga lulja.
E lehtas bie
mbi tokën e ftohtë.
Ashtu rëndon pesha e lotëve
mbi qerpikët e lodhur.
Si mijëra gjilpërëza
që natën përshkojnë.
Mendimet e heshtura
i lexohen mbi ballë.
Jeta e saj vlen sa lamtumira.
Patriarkati na mësoi
se burri është Zot,
e gruaja – hija e Tij.
Përralla e dashurisë Mund të jetë një imazh i 1 person dhe qiell
Dashurinë e vodha nga një përrallë
Nën lëkurën e një tjetri jam.
Oh! Hiqmani këtë kurm!
S’e dua më, tash jo.
Këmbët e mia, krahët
Me forcë po i shqis,
Fytyrën, vijëzimet e duarve,
Me endje i gris.
Plot aromë të njomë aguliçesh
Shpirtin flladis.
Në ujëra të qashtra kristal,
Rizgjohem Narcis.
Oh, dashuri! Si prafullimë
Xixëllon në damarët e mi.
Moj Zanë idhnake,
Nuk jam aspak ,
Më e paktë nga ti.
AS YJET  Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme
Lugina e trëndafilave të egër
Në luginën e trëndafilave të egër
flladiten poezitë e pashkruara,
tundohen engjëjt dhe demonët.
As hëna, as dielli, as yjet
nuk ndriçojnë më shumë
se petalet shumëngjyrëshe
që përngjasin… me palimpsestet mesjetare.
Nuk gjen djepe gëzimi, as varre të trishta.
Qielli nuk është i cingërimtë.
Ëndrrat pikturohen në ajër.
Lotët shndërrohen në aroma të ëndshme.
Dhe koha ndal fluturimin.
Në luginën e trëndafilave të egër.
Mbi qiejt e shkretëtirës  Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme
Mbi qiejt e shkretëtirës vezullon Via lactea.
Ëndrrat mbruhen nën dritën e saj.
Zemrat beduine dëgjojnë tingujt e yjeve…
etjen shuajnë me rrezet e hënës.
Një ditë, të gjithë do të shndërrohen në rërë
dhe do të mbështillen në një përqafim –
si forma të lidhura ngushtë të së njëjtës substancë,
si pasagjerë që me njëri – tjetrin
ndajnë të njëjtin fat e rrugëtim.
Peizazhet flatrojnë në ekranin e natyrës.
Netët zgjohen dhe errësohen ngadalë.
Emrat shpërfillen nga buzët e kohës.
Veç dashuria ritmin s’e ndal.
Të gjitha ëndrrat e botës
Në dhomën time struken
të gjitha ëndrrat e botës.
Dhe kjo rëndon mbi mua si një dënim.
Pikëpyetjet groteske mbështillen
me pëlhurat e endura prej liri.
Gjurmët e tyre pluhurake zbehin agimin.
Një mjegull trishtimi
shkëlqen pas dritares.
Dhoma ime tashmë,
i ngjet një liqeni…
ku zhyten tingujt, shpresat, vetmitë.
Koha rebelohet kundër meje.
Dhe shpirti nuk di ç’të shohë më parë.
Kënga e Këngëve
Në sytë e fjetur të kohës
‘’Kënga e Këngëve’’ pëshpërit dashurinë.
Sekretet e perëndeshave rrokullisen me shekujt,
nën kubenë e shenjtë që lindi stuhitë.
Klithmat homogjene të dhembjes njerëzore,
zbresin nga lashtësitë…
si melodi të përvajshme ëndrrash
që micërohen nga marrëzitë.
Ka diçka që ngrihet përtej fjalëve,
përtej barrikadës së gënjeshtrave bardh e zi,
përtej ngadhnjimit të shëmtisë së jetës…
përtej trishtimit e vetmisë.
Kudo në themelet e botës,
Zoti mbjell foshnje,
copëza shpirti të veshura me dritë.
Dhe rrezet e shpresës përndizen,
më shpejt, më shumë se qirinjtë.
Tashmë ditët janë derdhur lumë,
kanë rrjedhur me mijëra netë.
Por ‘’Kënga e Këngëve’’ nga toka ngrihet,
në buzë të qiellit troket.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.