CDO VIT TEK KISHA E VRAKES E NA THONE SE KOSOVA QENKA SERBI !?

0
1283

Disi e çuditshme mund të konsiderohet një dekleratë e tillë , e cila realisht citohet çdo vit , në kishen ortodokse të Vrakes . Vjen një prift dhe na thot : ne perdikojmë paqe , por Kosova është Serbi.Ky deklarim kalon Aq në heshtje sa , veçmas mediave locale , të cilat në një ditë”boshlleku” lajmesh e transmetojnë si një lajmë “bombë”, politika as e prish zjarrin per këtë punë . Madje do thonim ministri i jashtem I Shqiperisë si deputet i Shkodres , meqënse Vraka më shumë se në M.Madhe quhet e Shkodres mbase do të duhej tu thonte këtyre prifeterve se e dim qendrimin tuaj . E pra kjo është toleranca e Shtetit Shqiptar që nuk ka kufi , por edhe e vetë Shqiptarëve , të cilët cdo herë janë pre e provokimeve nga më të ndryshme dhe se asnjëherë nuk reagoin , pasi si popull ka dëshmuar gjithmonë se don fqinjësinë e mirë . Kisha Ortodokse Serbe e Malit të Zi , e cila për shkak të 10 familjeve ortodokse sllave që jetojn në zonën e Vrakës , lejohet që liturgjia shenjte me rastin e festave të ndryshme si Krishtlindje apo Pashkë të mbahët në gjuhen serbe , dhe nga prift ortodoks serb . Ndërsa keqperdorimi i kësaj tolerance nga priftërinj të tillë me mision politik dhe përçarës , duke nxitur urretje nën petkun e fesë dhe dashurisë mesianike , janë veprime diabolike që shteti shqiptar nuk i vërën dhe i lejon që të ndodhin nën hunden e tij .Për hirë të atyre 10 familjeve që jetojnë në Vrakë të Shkodrës. “Kosova është Sërbi”, “Ushtria serbe ka luftuar për lirinë e Shqipërisë dhe Shqiptarëve”, janë thënie që përsëriten cdo vitë sa nga i pari i Kishës Serbe në Mal të Zi , sa nga mëkëmbësi i tij At Radomir Nikçeviq , sa herë vijn në Vrakë të Shkodrës për të kremtuar meshë. At Radomir Nikçeviq, i mbështjell në petkun e klerikut dhe përmes ligjerimit të fesë që si shembull ka Jezus Krishtin, u mundua të kamufloi thirrjet e tij që këto troje janë serbe dhe se tregoi se pavarësisht predikimit të dashurisë që bejmë ne jemi të gatshëm edhe të luftojm për trojet tona.E ndërsa Kosova është tokë Serbe, e shenjt , sipas At Radomir Nikçeviq. I cili ka mbi 15 vite që vjen rregullisht në Shkodër dhe në zonën e Vrakës duke mbajtur meshë dhe duke bashkëpunuar me ato pak familje serbo-malazeze që jetojnë në zonë. Shteti Shqiptar ka lejuar ngritjen e Kishës Ortodokse në zonën e Vrakës si shenjë rrespekti ndaj këtij komuniteti të vogël dhe tolerancës së tregur, sa që Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare lejon mbajtjen e meshës dhe e liturgjive fetare në këtë kishë nga priftërinj ortodoks serb të Malit të Zi, duke mos i penguar. Nga ana tjetër kjo po keqeprdoret nga Kisha Serbe e Malit te Zi, duke nxitur urrjetje etnike dhe nderfetare.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.