Ç TË BEJMË?!

0
122
Prëlë Milani  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Është një thirrje e brendshme emotive që buron nga thellësia e shpirtit.
Por ç të bëjmë i duhet thirrur mendjes dhe lutur Zotit për kthjellim, vendosmëri dhe pjekuri.
Filluam një lëvizje jetike mbarë komunitare për një treve qe për 26 vitet e hershme te shtetit shqiptarë kishte statusin e Rrethit apo të Nënprefekturës. Sot defakto nuk përfaqëson as gjë vec tre NJ. Ad . azilante ne Shkodër. Kanë mbetur vetëm gjurmët e nje rruge të përgjakur te çelur e gjitha me kontribut vullnetarë
Më mirë vonë se kurrë dhe dukagjinasit u tubuan denjësisht në para kështjellës që tash 100 vjet as një herë nuk ua qau hallin. U hodh vetëm hapi i parë. Nuk ka vend për auto lëvdata është ene tepër herët edhe per dekorata
1-Detyra e pare e secilit eshte vijimi i tubimit sa herë qe ti thërrasin organizatorët
2-Detyra e dytë eshtë manifestimi dinjitoz sipas një vendimi kolegjial, larg çdo individualizimi, spontaniteti apo shpërthime emocionale të pa kontrolluara.
3-Tubimi mori notën mirë, por ishte nenë nivelin e rëndësisë, gjithë përfshirëse .Keni dalë më shumë për votime vitin e kaluar me mjetet tuaj si tifoz te dehur përgjatë kësaj rruge të përmutshme, qe sot i vjen era mbytëse.Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë, njerëz duke ecur dhe rrugë
4-Ku ishin nënat, gratë dhe vajzat dukagjinase?!Edhe në qafë të Agrit edhe në Qafë Bashit edhe ne Gur të kuq gratë kanë qenë në prapavijë të llogoreve.Ato i ka vizatuar me nata të shkëlqyera Kamilio Libardi edhe tue mbledhë nder gëmusha trutë dhe zorrët e djemve te vrare e plagosur. Mos i fyeni deri në atë shkallë sa ti leni vetëm duke pare telonevela ose sa me shkue vetëm në gjamë e dasma. Dukagjinasi ka shkuar krah per krah ne are e livadh me gruan as nuk e ka mbyllur brenda as fshehur mikut qe i ka bujtur ne kullë Në tubimin e pare kemi humbur dyzet përqind te pjesëmarrësve vetëm se nuk ju qe dolët late gratë ne shtëpi,Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë, njerëz duke ecur, ambiente të jashtme dhe turmë
5-Ju lutëm, ju lutëm mos bëni hamendësime naive apo aq me keq hipokrite. Po tubohet për rrugën e qe përmbyll unazën e Dukagjinit Ne nuk mund të bëjmë projekte, as të zbatojmë fantazime imagjinare.Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
6- Ne nuk po kërkojmë një rrugë trans alpine, por minimalish një rruge si ajo Vermoshit, apo Iballës me popullsi 10 herë me madhe se ato vise dhe frekuentim turistik 7 herë me tepër se te dyja keto zona se bashku .
7-Duhet formatuar përfundimisht grupi negociues qoftë me pushtetin Lokal qoftë me qeverinë , mos harroni se investimi eshtë madhore me disa dhjetëra milion evro, madje edhe po qe dëshira e mire duhen disa vite qe nuk përmbyllet nga një qeveri.
8-Të pa duruarve u kërkoj durim, ndërkohë që manifestimet duhet të jene periodike dhe pa kthim prapa.Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz duke ecur, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
9-Kujdes shume kujdes nga politika. Ajo është një nëperkë kulaçe qe të qokat tmerrësisht po iu prish interesi Dukagjini duhet zërë mend nga përdorja dhe diskriminimi. Për hir të kësaj rruge duhen bërë edhe kompromise pragmatiste të pa dëshiruara . Çdo lëvize dhe taktike duhet te jete vetëm në shërbim të kësaj rruge e cila nuk mund të behet vetëm duke luftuar me pallë, qoftë Ramën, qoftë Berishën.Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.