BURRË MALI SHARTUAR ME THARME QYTETARIE/ZEF NIKA SOT 60 MOTESH

0
211
Nga Prëlë Milani  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Kolegu, miku dhe bashkëpunëtori ynë i vjetër Zef Nika rrumbullakosi sot me nderë dhe dinjitet motin e 60 të ardhjes ne jetë. Një aktivitet i merituar mirënjohës u zhvillua nga Shoqata Atdhetare Dukagjini i sinkronizuar me vlerësimin e disa personaliteteve në përkujtimoren historike te flijimit te Mehmet Shpendit dhe martirëve te qendresës anti malazeze te viti 1915. Zef Nika e ka vizatuar me dorën e djathtë portretin e vet që meriton. Në izoipset e fytyrës se tij që fshehë numrin rendore te viteve të korra, dallohet qartë fisnikëria, mirësia e thjeshtësia .Sytë e tij të mprehte, rrezatojnë seriozitet, përkushtim intelektual. Mustaqet simpatike shprehin seriozitet, burrëri atdhetari, dashuri, pasin dhe vullnet për gjera te dobishme ne jetë. Me Zef Nikën më fort si farë, apo fis nga vjen më lidhi ideali dashuria dhe rrugëtimi i përbashkët për ti shërbyer vendlindjes dhe kulturës .Qe pse e desha dhe çmoj Zef Niken?! Te ky njeri i mirë hetova burrin e malit shartuar me tharme qytetarie. Jam lodhur duke parë invalid gjysmakë qe i mungon o njëra o tjetra këmbë. E pashë dhe si u ruajt i tillë edhe atëherë kure shume burreca, i ranë mohit burrërisë, për një frikë, për një leverdi, për një parti, për mikrofon apo per te gjitha se bashku. ZMund të jetë një imazh i 3 personaef Nika i qete i mirësjellshëm, i ka injoruar me heshtim ose edhe duke thënë u stop, tregtarëve te flamujve, blerësve të gjithçkaje dhe njerëzve te dobët pa karakter dhe ideale. Zef Nika ka se çfarë te tregoi në ketë 60 vjetor nëse kemi dashamirësinë t’i dhurojmë mirënjohje. Zef Nika se pari është një intelektual i lindur , intelektual nuk te bën as diploma as tituj, as pasuria. Intelektuali linde dhe rritet, Zef Nika eshte rritur dhe burrëruar si i tillë duke qene për me se 30 vite ne havanin e probleme me mprehta te shoqërisë sonë . Zef Nika është stekë e vjetër e medieve të shkruar dhe televizive gjithnjë autentik serioz dhe integritet te lartë qe nuk pranoj te behej tamburxhi i se keqes as te joshej as të përdorej apo te flakej.Mund të jetë një imazh i 4 persona, spital dhe teksti Zef Nika është studiuesi i zellshëm, me një turre te bëshme artikujsh për florën faunën, folklorin, etnografinë. historinë etj. (Kujtojmë botimin encikolpedik voluminoz “Thesare i Blertë” me bashkë autor Pr Ahmet Osja, e Riza Spahia). Zef Nika ka në sirtare dhe ne pa mundësi dhjetëra e dhjetëra dorëshkrime dhe disa tituj te tjerë me vlera monografik dhe kulturore. Ne fushën e publicistike nder vite ka lëvruar te gjitha zhanerët e kësaj gjinie me pasqyrim në disa media lokale e qendrore. Kur vetëdija u thirri intelektualëve dukagjinas te organizohen Zef Nika ishte themelues, bashkë udhëtarë dhe bashkë luftëtare i një lufte te pa epur 20 vjeçare vullnetare kulturore të Shoqatës Atdhetare Dukagjini. Zef Nika ishte aty kur ëndrra u kthye realitet në lindjen e vështirë të Gazetës Dukagjini, me cilën shtegtoi hap me hap, me të pu u ndarë edhe kur nevoja e dërgoi larg atdheut ne mërgim. Sjellja shembullore nga do i shkeli këmba, dashuria ndaj gjithkujt, njerëzia dhe pasioni per punën, Zef Niken e beri te çmohej jo vetëm prej shqiptarëve por edhe prej te huajve ne Belgjike me cilët bashkëpunon ne fushën mediatike e sociale. Zef Nika ka një natyre babaxhane për te dukja është diçka e huaj, mendjemadhësia e pa pranushme. Edhe kur kurë është provokuar apo sulmuar nga populistët fisnore apo jeniçerë të verbër regjional ka shkapërcyer me neveri pa rende brenda këtyre gardhiqe te shëmtuar a ndarëse e përçarëse qe kanë mbi si ferra mes vreshtave te buta te soldaritetit e bashkëjetese se detyruar. Zef Nika eshte një zë i fuqishëm dhe ushtë shituse ndaj çdo diskriminimi nga çdo krah, qe buron. Zef Nika, Lazer Kodra, Luigj Shyti, Gjergj Liqejza, Zef Gjeta i thash si me romuze mikut tone përbashkët Ndue Sanaj, shyqyr që nuk kanë pas nevoje të flijohen , por Shqipërinë, Shkodrën dhe Dukagjinin e kanë dashur sa heroit më të sprovuar. Ketë duhet tua themi për se gjalli dhe larg qofte te mos presim qe kur te vdesim tua themi apo mos tua themi kurrë. Madhështia e vërtetë, e Shqipërisë Shkodres apo Dukagjinit, nuk matet me metra katror , por me burra te ndershëm që nuk dinë mort as masë kufijsh, dhe kudo qe shkojnë mbajnë me veti një hise atdhe.Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti Zef Nika sot i ngarkuar me zhabën e 60 gushtave mban me vete hisen me të mirë Shllatut, si gjymtyre historike e Dukagjinit duke filluar që herët më homerikun Gjekë Gegën, At Pernardin Palajn bletën e visareve kombëtare,mësuesin e ndërgjegjes kombëtare Gjon Shllakut, matirin vigan At Luigj Palaj, Demosteni shqiptare Dom Lazer Shantoja lenidhat qendestare, për demokraci Avakat Pavlin Pali dhe Mark Shllaku , helenisti Gjon Shllaku Mjeshtrin e Madh Lec Shllaku dhe familjen tij artistike, apo Kapiteni e madh te Kombëtares Lin Shllaku.Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti që thotë "zef Nika në 60 vjetc e lindjés Só 15 korrik 196 N" Urime miku ynë Zef Nika jetë gjate dhe i lumtur qofsh , sa te dëshironi ju Paç shëndet për ta vijuar me tej misionin vijues si partizan i fjalës së lirë. Lira dhe drejtësia vlejnë ma shumë se një kafshatë buke, vlejnë akoma se mijëra kolltuqe. madje edhe më shumë se ajri. Shitofsh dhe kurofsh plagët e robërisë moderne, pa sigurinë, i korrupsionin dhe varfërinë dhe ligësinë shpirtërore.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.