BUKUROSHJA E STRUMIT !

0
119
Përg ROVENA KLEJO    Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Sipas të dhënave të deritanishme ngjarja që prodhoi “Mitin” për “Bukuroshen e Strumit” ka ndodhur në gjysmën e dytë të shek XIX në Strum, në lagjen afër kishës së Shën Gjergjit. Një çift kishte lindur shumë fëmijë, por kishte rritur vetëm një vajzë.
Vajza ishte aq e bukur sa bien në dashuri me të gjithë djemtë e fshatit. Madje nga bukuria e saj marroset edhe prifti që shërbente në këtë fshat. Vajza, si gjithë myzeqaret, merrej me punët e shtëpisë.Ndërsa shpesh ndihmonte edhe të atin në punët e bujqësisë.
Bukuria e vajzës ngjalli konflikte të hapura midis djemve banorë të fshatit. Për ta shmangur gjendjen e acaruar dhe për t`i larguar djemtë nga konflikti i mundshëm dhe prej vajzës, prifti organizoi me kryepleqësinë e Strumit, një “besëlidhje”.
Ndryshe nga besëlidhjet e tjera që kishin në themel të tyre patriotizmin, mbrojtjen e atdheut, luftën , kjo besëlidhje mund të quhet ndër të rrallat e historisë së tyre. Ajo ishte besëlidhje për të mos përlyer bukurinë! Djemtë, sipas pikave të kësaj besëlidhje nuk do të merrnin nuse brenda fshatit dhe të gjithë cilësoheshin motra dhe vëllezër të një gjaku dhe besimi. Kjo manovër e shtyrë nga prifti, dhe e celebruar në besëlidhje, zbuti paksa xhelozinë midis djemve. Ndërsa për “vajzën bukuroshe” e cila edhe sot vjen pa emër, shfaq një tjetër rrezik. Një oficer i ushtrisë turke, që shërbente në garnizonin e Beratit, sapo i ra në vesh bukuria e rrallë që ekzistonte realisht në një fshat të vogël, afër një kënete, që quhej “Këneta e Zezë”, u nis për në Strum. Ai mbërriti në këtë fshat dhe i magjepsur nga hiret dhe pamja e fytyrës së saj, bëri çmos ta joshte.Bukuroshja e Strumit” na thërret të gërmojmë në zgafellat më të thella të  kujtesës popullore, pse e meriton të bëhet pjesë e trashëgimisë kulturore -  aktualitet-dossier
Vajza jo vetëm e refuzoi, por nxitur edhe nga parimi i vetëmbrojtjes, parim që gati çdo vajzë shqiptare ndër shekuj e ka pasur si udhërrëfyes të saj, u armatos. Kudo që ajo shkonte për të punuar, në burim për të mbushur ujë apo në arë, mbante gjithmonë një kobure, atje në mesin e belit të bukur. Një ditë kur oficeri humbi shpresat për ta bindur vajzën të martohej me të, ndodhi dhe tragjedia. Ai futet në shtëpi të saj për ta rrëmbyer dhe në përpjekje për tu mbrojtur, vajza përdor armën. Në shkëmbimin e zjarrit, vajza vritet së bashku me të atin e saj të moshuar. Kjo ngjarje u përjetësua në këngë e cila është mbajtur si këngë e preferuar nga këngëtarët më në zë të trevës. Dikur thonë e ka kënduar Joti Prifti në Marinëz.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.