Boris Kastel:  “Muzat e Alpeve”shembulli më i mirë i qytetërimit ilir”

0

 

Manifestimin e përshëndeti edhe shkrimtari I mirënohur malazez Boris Kastel, autor I rreth 30 veprave letrare, I cili ndër të tjera tha se: “Malazezët dhe shqiptarët kanë një rrugë të perbashkët të qytetërimit ilir në të cilin trashëgimia më e bukur është ajo e mbretëreshës ilire “TEUTA” në mozaikun e pa fund e të përjetshëm të Mesdheut si nënë e kombeve, si vel lirie dhe shkëndijë identiteti. Cfarë është tjetër qytetërimi ilir? Ja ku e kemi sot shembullin më të mirë!”-tha Kastel gjatë manifestimit në Podgoricë.

 Xhevat Limani: “TEUTA” e ka të qarte rrugën e vet”  

Ndërsa, shkrimtari, atkori dhe regjisori Xhevat Limani, themelues I Teatrit Shqiptar në Amerikë si një “shekspirian” iu referua edhe thënjes së tij:

”Kam frikë se nga bukuria e durnjve mos e humbim rrugën në pyll”-thotë Shekspirit. Mendoj që “TEUTA” ka instinktin e kërkimit, të gjetjes, të prurjes, të prezantimit dhe të gjykimi të vlerave të mirëfillta letrare nën këtë nënqiell të ngrohur nga I madhi diell dhe me bekimin e të madhit babë të shenjtës nënë edhe në këtë terr të ndris e bukura hënë”-tha artisti Xhevat Limani, me  intepretimin e shkëlqyer të të cilit Shoqata Rajonale e SHkritmarëve “TEUTA” mbylli edicionin e 10-të të Manifestimit Lettrar Trekufitar.  

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.