Bill Klinton merr Yllin e Mirënjohjes/ Rama: SHBA dhe ju, të angazhuar me vepra ndaj Shqipërisë

0
111
Kryeministri Edi Rama i ka akorduar ish-presidentit amerikan Bill Klinton, Yllin e Mirënjohjes Publike, një nga çmimet më të larta që jep zyra e Kryeministrisë ndaj figurave të tilla.Mund të jetë një imazh i teksti
Në fjalën e tij, Rama iu drejtua ish-presidentit Klintonit se ai ka qëndruar me Shqipërinë përmes fjalëve dhe veprave të tij duke dëshmuar angazhimin e Amerikës ndaj vendit tonë.
Sipas Ramës, çmimi që i jepet Klintonit pason ato që i janë dhënë kancelares, Angela Merkelit, presidentit të BE-së, Donald Tusk, kardinal Parolinit të selisë së Shenjtë dhe kampiones sonë të parë evropiane, Luiza Gega.
“Z. Presidenti ju njeriu nga shpresa, ju keni qenë me ne përmes fjalëve dhe veprave tuaja. Ju sot jeni me ne për të na kujtuar mësimet nga një histori jo fort e largët, për të konfimuar angazhimin e Amerikës ndaj paqes sonë. Edhe një herë të na thërrasësh në Shpresë.
Nuk ka fjalë që mund të shprehin mjaftueshëm; përulësinë e thellë që ndiej ndaj jush duke iu kërkuar me përulje të pranoni Yllin e Mirënjohjes për arritje publike, që është në fakt çmimi i lartë që jepet nga zyra e Kryeministrit që i jepet dikujt që e meriton këtë mirënjohje të jashtëzakonshme nga vendi ynë.Clinton
Shpresoj që të ndiheni në një shoqëri të çmuar dhe të shquar duke qenë se ky nder i madh i është dhënë Angela Merkelit, presidentit të BE-së, Donald Tusk, kardinal Parolinit të selisë së Shenjtë dhe kampiones sonë të parë evropiane, Luiza Gega”, u shpreh Rama.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.