NGA NDUE BACAJ
HISTORI NGA BETEJA E FUSHË-KOSOVËS.



PËR HEROIN E BETEJËS, SHQIPTARIN E “VJEDHUR” MI
LOSH APO MIRASH KOPILIN !
Edhe pse kanë kaluar 633 vite nga ajo kohë plotë erë gjaku e shpate , jehona e kësaj beteje ende nuk është shuar, ndërsa heroin shqiptar Milosh Kopili janë munduar ta bëjnë të tyre serbët apo popuj të tjerë që morën pjesë në këtë betejë. Në shkrime të ndryshme historike , letrare e gojore emrin e Milosh Kopilit e gjejmë të deformuar në Millosh Kopiliqi, duke i dhënë disi trajta sllave. Natyrisht kjo ka “arsyet” e veta, se këtë kryehero kushdo po ta kishte do të krenohej dhe do t’i thurte këngë e legjenda, e ndërsa ne shqiptarët pak kemi bërë për këtë, por edhe serbët pak kanë guxuar ta bëjnë një gjë të tillë , pasi e kanë ditur se nuk ishte serb, por shqiptar. Për Car Llazarin popujt sllav kanë thurur qindra këngë, legjenda e gojëdhëna. Sipas disa studiuesve Car Llazari ishte tradhtuar nga serbi tjeter Vuk Brankoviç, Per këtë tradhti shkruan edhe studiuesja Edith Durham , nga e cila citoj: “Një bashkudhëtar serb më tregoi me dorë në të majtë të shinave , pak perpara Prishtinës , kodrën ku Vuk Brankoviçi , dhëndri tradhtar i Car Llazarit kish terhequr njerëzit e vet , duke i dhënë kësisoj fitoren turqve . Ç’pret nga Vuku i mallkuar ! Mallkuar qoftë ai e kush e bëri . Mallkuar qoftë trungu i tij. Ai e tradhtoi Carin në Kosovë . E braktisi atë bashkë me dymbëdhjetëmijë vetë”.7. Kujtojmë se në versionet e gjuhës latine të asaj kohe Milosh Kopili cilësohej si Miros apo Milos Cobilitzius, ndërsa në shkrimet e Marin Barletit e gjejmë Miroso apo Miloso Cobilichia. Në burimet osmane emrin e vrasësit e sulltan Muratit e gjejmë në trajten Miras, që afrohet me emrin Mirash (që unë e perdora më sipër si emër të mundëshëm), ndersa mbiemrin e tij e gjejmë në format Kuple apo Keple e deri Kopili , mbiemër i njohur jo pak edhe sot… Për origjinën e heroit të Fushë-Kosovës e padiskutueshme është se ai ishte arbër (shqiptar) , ndersa si vend thuhet se është nga Drenica e Kosovës , ku edhe sot tregohet se Milosh Kopili ka të trashëguar rrënojat e kullës në Drenicë, si dhe ka dhjetra këngë epike që i kushtohen këtij trimi legjendar… Origjinen arbëre-shqiptare të heroit të Fushë-Kosovës e tregon edhe një kronikë e vitit 1510 e shkruar nga një trashigimtar i Muzakajve, kronikë nga e cila citoj:
“Sipas legjendës popullore Miloshi ka pas lindur në Kopiliqin e Epërm, por më vonë është vendosur në Kopiliqin e Poshtëm”. Pleqtë e Drenicës tregojnë se Milosh Kopiliqi â kanë prej ktuhit” (Drenicës). Ata vënë një vijë të qartë demarkacioni: “Car Lazari â kanë i serbëve, Milosh Kopiliqi i yni”. Milosh Kopiliqi â kanë më i madhi kreshnik i shqiptarëve në luftën e Kosovës. Në Kopiliq të Poshtëm ka vende që quhen: Te trolli i Miloshit, Veneshta e Miloshit, Te kisha e Miloshit etj. Në Sallabajë gjendet Vorri i Milosh Kopiliqit. Miloshi e mbante ushtrinë në pyjet e Çiçavicës e të Kukës” (pyje të Drenicës). Car Lazari… vendin e tij e ka pas kah Kraleva dhe jo në Kosovë”.8. Është jo pa interesë një gojëdhënë jo shumë e njohur që identifikon mbiemrin e Miloshit me toponimin Obiliqi (në afersi të të cilit është ngritur tyrbja ku u vra sulltan Murati I). Kjo gojëdhënë thotë se ndër mote toponimit Obiliqi i është shtuar në fillim shkronja “K” që e ka bërë nga Obiliqi në Kobiliqi apo Kopiliqi. Ky “deformim” thuhet” se u ka rënë per shtat fqinjeve sllav të cilet identifikimin e mbiemrit të Miloshit me Kopiliqin e kanë fryrë nga letraxhinjet e tyre rrenaxhi per ta bërë të tyre , madje duke i deformuar edhe emrin nga Milosh apo Mirash në Millosh.

633 VITE PAS BETEJËS, TRASHIGIMIA E PUSHTUESVE TURKO-OSMAN NË KOSOVË!
Kushdo që viziton sot atë “cope” të madhe të Shqiperisë Etnike me emrin e moçem Dardani, sot Republika e Kosovës nuk mundet të “shpëtojnë” pa kërkuar të mësojnë diçka më shumë per betejen famëmadhe kundër turke-osmane të Fushë Kosoves (1389). Me ketë rast kushdo që viziton vendin e betejës dhe vetë kryeqytetin e Kosoves (Prishtinen) do të gjindet para të papriturave jo të kendeshme që në vend memorizimit të betejes së Fushë-Kosovës dhe heronjeve të saj shqiptar do të shohë të kundërtën që “gjallon” turko-osmanizem…

TYRBJA E SULLTAN MURATIT I , në fshatin Mazgjit të Obiliqit gjindet e ndertuar, rrethuar , zbukuruar dhe mirëmbajtur Tyrbja e ngritur mbi varrin e Sulltan Muratit I të vrarë në betejen e Fushë-Kosoves (1389) nga shqiptari Milosh Kopili. Tyrbja thuhet se eshtë ndertuar pak vite pas vrasjes së Sulltan Muratit I. Madje në afersi të tyrbes është e ngritur një skulpturë që i kushtohet sulltan Muratit , i cili paraqitet në mes të keshillit të tij të luftes me veshjen e njohur të sulltanëve dhe me armet në brez.. Tyrbja e Sulltan Muratit I është rindërtuar e rinovuar disa herë , që nga viti 1660 kur e viziton kronisti i njohur Evlija Çelepia..e deri në vitin 1912 kur qeveria serbe e ruante tyrben e sulltan Muratit me haraçet e Turqisë… Pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1960-61 varri ishte vënë nën patronazhin e shtetit ku dhe tyrbja është riparuar në një mënyrë themelore. Në vitin 1989 nga ana e shtetit të (ish) Jugosllavisë ishte marrë vendimi që të bëhet restaurimi i tyrbes së Sulltan Muratit I…9. Vlen të theksohet me keqardhje se vazhdimisht pranë tyrbes së sulltan Muratit I , shqiptarë të Kosovës bëjnë pelegrinazh, luten dhe lënë dhurata për shpirtin e këtij pushtuesi turko-osman. Vlen të cilësohet se në vitin 1953 në Gazi Mestan (ish) republika Serbe nën ish shtetin komunist Jugosllav do të ndertonte një obelisk të madh në perkujtim të betejës të Fushë -Kosoves , por dhe në sherbim të rizgjimit e frymëzimit të ndjejave nacionaliste e antishqiptare të serbo-sllavëve. Në njëren nga “citatet” serbe që ngacmonte ndjejat… shkruhej (serbisht) :”Kush është serb i rracës serbe , dhe nuk ka ardhur ketu per betejen e Kosovës, mos pastë pasardhes gjaku , as djal as vajzë ,as bij as bija , Dora e tij mos prodhoftë as venë , as grurë ,as rrush të bardhë as të kuq..”. Por “turko-osmanizmi i betejës të Fushë-Kosovës nuk mbaron me kaq pasi në mes të Prishtines janë të ngritura dy xhami që u kushtohen:

XHAMIA E SULLTAN MURATIT I, të vrarë në betejen e Fushë -Kosoves (1389), xhami që njihet edhe me “emrat” Çarshi Xhamia – Xhamia e Gurit (Prishtinë), xhami e cila është ndërtuar nga Sulltan Bajaziti i I për Sulltan Muratin e I. Xhamia gjendet në kompleksin e Prishtinës së vjetër, në pjesën qendrore të qytetit… Xhamia është ndërtua në fundin e shek.XIV dhe fillim të shek. XV për ta përkujtuar fitoren e forcave osmane dhe Sulltan Muratin I në betejën e vitit 1389.10.
XHAMIA E SULLTAN MEHMET FATIHUT II, sulltan që per nga egërsia dhe krimet ndaj popujve e vendeve që i pushtonte kishte fituar nofken Mehmet pushtuesi. Kjo Xhami njihet edhe si Xhamia e Mbretit apo Xhamia e Madhe, por që i kushtohet Sulltan Mehmet Fatihut II… Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut II gjendet në bërthamën e qytetit të vjetër të Prishtinës, në afërsi të Hamamit të Madh (shek. XV)… Është ndërtuar sipas urdhrit të vetë Sulltan Mehmet Fatihut II – Pushtuesit. Mbishkrimi i shkruar në alfabetin arab në gjashtë rreshta i cili ndodhet mbi portalin e hyrjes si datë të saktë të ndërtimit jep vitin 1461, sipas kalendarit gregorian, përkatësisht hixhrën 865 sipas kalendarit arab.11.
NË VEND TË EPILOGUT:

Tre trashigimtë turke-osmane të betejës së Fushë-Kosovës…(Tyrbia e Sulltan Muratit I, xhamia e Sulltan Muratit I dhe xhamia Sulltan Mehmet Fatihut II), që sot ruhen, mirëmbahen, nderohen dhe janë funksionale, janë të nominuara trashigimi kulturore në republikën e Kosovës. Për çdo shqiptar që e njeh sadopak historinë tonë Iliro-Arbënore-Shqiptare, e veçanarisht atë të pushtimit rreth 450 vjeçar turko-osman nuk besoj se gjenë argumente që këto tre trashigimi të pushtuesve turko-osman t’i identifikojnë si trashigimi kulturore e historike të shqiptarëve të Kosovës dhe trojeve të tjera etnike Iliro-Arbënore-Shqiptare… Ato janë “thjeshtë” trashigimi të një pushtuesi, pasojat e të cilit ende i vuajmë…
REFERENCAT:
1.Kristo Frashëri, https://www.radiokosovaelire.com/dr-kristo-frasheri…/.
2.Serge Metais , Histori e Shqiptarëve -nga Ilirët deri te Pavarësia e Kosovës, fq.237, sh.b.”55”, Tiranë 2006.
3.Kristo Frashëri, https://www.radiokosovaelire.com/dr-kristo-frasheri…/.
4.Gjon Muzaka, “Gjenealogji e familjes Muzaka” 1510.
5.Ewin Jacques, Shqiptarët- Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, fq.195, Fondacioni Abraham Linkoln në Tiranë 1995.
6.Robert Elsie, Fjalori Historik i Shqipërisë, fq.574-575, sh.b. Uegen, Tiranë 2011.
7.Edith Durham , Shqiperia e Eperme, një udhëtim në Shqiperinë e veriut të vitit 1908 , fq.312 botime IDK.
8.Gjon Muzaka, “Gjenealogji e familjes Muzaka” 1510.
10.https://sq.wikipedia.org/wiki/Xhamia_e Çarshisë.
QERSHOR 2022.