𝗣𝗲̈𝗿𝗹𝗲𝘀𝗵𝗷𝗲 𝗳𝗶𝘇𝗶𝗸𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗞𝘂𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝗻 𝗲 𝗠𝗮𝗾𝗲𝗱𝗼𝗻𝗶𝘀𝗲̈ 𝘀𝗲̈ 𝗩𝗲𝗿𝗶𝘂𝘁, 𝗶𝘀𝗵-𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶 𝗔𝗱𝗲𝗺𝗶 𝗴𝗼𝗱𝗲𝘁 𝗺𝗲 𝘀𝗲𝗻𝗱𝗲 𝗱𝗲𝗽𝘂𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝘁

0
102
Një incident është regjistruar në Kuvendin e Maqedonisë, ku deputetët e opozitës kanë tentuar të ndërpresin seancën. Pas debatit të ashpër, ka reaguar Arbër Ademi nga BDI, kryetar i Komisionit dhe ish-ministër i Arsimit, i cili ka hedhur sende në drejtim të deputetëve të grumbulluar rreth tij.
Hedhja e sendeve nga ana e Ademit ndodhi në momentin kur deputetët e opozitës kërkuan fjalën për rendin e ditës, ku ishte edhe propozim-ligji për punën e gjykatave, i cili parashikon zgjatjen e punës së gjyqtarëve deri në moshën 67-vjeçare.
Në një video të publikuar nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mille Lletkov, shihet se deputetët Dafina Stojanovska dhe Antinio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja i afrohen tavolinës së Ademit dhe ia heqin mikrofonin. Pas kësaj duket se Ademi e godet Milloshoskin në dorë dhe hedh një shishe uji në drejtim të deputetëve të tjerë.
Për incidentin, opozita fajësoi Ademin, duke e akuzuar për “sjellje të dhunshme”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.