BEJLEGU I FUNDIT (1904)

0
134
Nga:Ndue Bacaj  NË KUJTESË: PROTESTA E 4 PRILLIT 1880 E KRERËVE TË MALËSISË DHE JEHONA E SAJ…! | ALBDREAMS.NET
Disa nga armët më të hershme të paraardhësve tanë Iliro-Arbënor janë të ekspozuara në Muze , armë të cilat sa herë kam vizituar muzeun më “kthejnë” kujtesen qindra e mijëra vite më heret… Kângë Kreshnikësh - Wikipedia    Ato janë TAGANI dhe SHPATA, armët ndërluftuese, me të cilat tregohej forcë , burrëri , trimëri e mjeshtri… Me këto armë “burrërore” perveçse luftohej në mbrojtje të trojeve shqiptare për shumë shekuj në Malësi të Madhe (si edhe në trevat e tjera shqiptare), më sjellin në kujtesë si shembull dyluftimin apo bejlegun në mes burrave e trimave malësorë. Ky dyluftim në Malësi do të thoshte me dalë në bejleg me u pre me shpata apo tagana… Bejlegu në mes burrave është zhvilluar në përgjithësi, kur një burrë është ndjerë i fyer, apo i është dukur se dikush e ka rënduar apo prekur në nderë. Në këso rastesh tradita e bazuar në besë, burrëri dhe trimëri nuk e ka pranuar që burri i fyer , prekur apo rënduar të vriste në fshehtësi apo mbas shpine pa e paralajmëruar kundërshtarin, por i kërkonte dyluftimin (bejlegun), i cili është bërë i ditur me anë të një molle, që është quajtur “Molla e Bejlegut”. Kur burrit të cilit i çohej molla e bejlegut dhe ai nuk pranonte ta merrte, atëherë burrit të fyem i ka shkua ndera e burrnija në vend…  BELEGU I FUNDIT NË MALËSI TË MADHE | ALBDREAMS.NET    Nëse këtë mollë e ka marrë e hangër ai të cilit i është dërguar , do të thoshte se e pranon dyluftimin (bejlegun). Pas marrjes së mollës bejlegut është caktuar data, ora dhe vendi i bejlegut, i cili është zhvilluar në praninë e popullit dhe krenëve të vendit, të cilët duhet sqaruar se përpara bejlegut janë munduar t’i rregullojnë trimat. (Bejlegu shpesh ka pasur edhe karakter trimërie në mes më të fortëve të ushtrive apo luftëtarëve). Në Malësi të Madhe janë zhvilluar qindra dyluftime ndër shekuj e mote , ndërsa dyluftimi apo bejlegu i fundit në Malësi të Madhe shënohet se është zhvilluar në vitin 1904. Ky dyluftim apo bejleg i fundit thuhet se do të zhvillohej në mes Marash Dok Lajcaj prej Rapshes së Hotit dhe Lulet Palokë Vulajt, prej Vulajve të Grudës.  Ahmet Qeriqi: Kënga e trimërisë në margjinat e historisë ( Halil Arnauti dhe Musliu- Musa dhe Halili) - Radio Kosova e Lirë  Ky bejleg ka pasur si shkak (siç thuhej), një shpifje të hotjanit, ndaj grudjanit në fjalë. Sidoqoftë, burrat e urtë të maleve, por edhe famullitarët përkatës kërkuan ta ndalojnë këtë dyluftim, por ishte e pamundur… Pasi ishte lënë vendi i Bejlegut tek Krevenica e Hotit, si dhe dita e koha. U njoftuan malet që dëshironin me e parë këtë dyluftim. Tek Krevenica e Hotit, u paraqitën dy bejlegxhinjët (Lulet Palokë Vulaj dhe Marash Dok Lajcaj), si dhe krenë e popull i Grudës, Hotit, por në këtë vend arritën edhe burra nga Shkreli, Kastrati e tjerë, si dhe famullitarë. Kur bejlegu i përgatitur pritej të fillonte, burrat e maleve si me “mrekulli” arritën të bindin këta dy bejlegxhinjë të lënë dyluftimin (e pajtohen), duke bërë kështu që bejlegu të ndahej në paqe dhe pa gjak… Aty e mbrapa u vu usull dhe u lidhen Malet ndër vedi, që mos me guxue kush ma me i çue kujt mollë bejlegut…
(Referencë: Atë Kolë P. Berishaj, Etnografi , fq.67-69, Tiranë 2003).

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.