Degjesat publike me komunitetin konsiderohen te dobishme, per shumë arsye , por mbi të gjitha për faktin se zeri dhe mendimi qytetar vlersohen si nje nga aksionet e planifikimit të buxhetit , pikrisht aty ku konsiderohet me efikase. Por siç vihet re , në Bashkinë M.Madhe këto degjesa nga Bashkia në vënd që të organizohen me qytetaret, po organizohen me administraten e saj .Bashkëqeverisim së bashku!Drejtoria e Buxhetit dhe e Finances dhe Drejtoria e të Ardhurave kanë organizuar dëgjesën publike për planifikimin e buxhetit si dhe për paketën fiskale 2022.Mendimet dhe sugjerimet e dhëna nga qytetaret e pranishëm do të trajtohen nga specialistet përkatës.Është ky njoftimi zyrtar i Bashkisë M.Madhe persa i takon degjeses së parë “publike” me publikun.Në fakt kur thua bashkëqeverisim, nuk ke pse thua së bashku, për më tepër kjo edhe për faktin, se nuk zë shumë vënd kjo fjalë,kur aty në at takim më së shumti vihen re ata që qeverisin , pra mungojnë të qeverisurit.Kësisoj pa frike dhe me shkronja të medha do mund të themi se tashme Bashkia M.Madhe , duke iu larguar gjithënjë e me shumë transporences me publikun në te gjitha drejtimet edhe degjesat publike për planifikimin e buxhetit fiscal për vitin 2022 i ka kryer me veten e saj.Kjo tregon jo vetem mungese serioziteti në mardhenije me qytetaret , por një realitet i tille si pasoje edhe i mungeses së opozitës , duket se i ka lënë dorë të lirë pushtetit vëndor një partiak të diskutojne dhe të vëndosin vete. Në këtë kontëskt vlersojme se do ishte e dobishme , që degjesa të tilla të organizoheshin në çdo njesi administrative të Bashkisë , dhe jo në këtë format kun ë qytetin e Koplikut veçmas administratës, vijnë për të diskuar edhe administra e njesive administrative, Pra një formalitet i till nuk ka ku shkon me tej se kaq !