Atentati në Shkodër/ Flasin familjarët e ish-deputetit

0
119

Familjarët e ish-deputetit Pashko Ujka, i cili mbeti mbrëmjen e djeshme viktimë e atentatit, mohojnë që të jetë plagosur më herët gjatë detyrës së tij.Sipas abcnews, të afërmit e viktimës janë shprehur se nuk është e vërtetë që ai të jetë plagosur, kërcënuar apo qëlluar shtëpia gjatë kohës kur ka qenë deputet apo kryetar i komunës Velipojë.Gjithashtu sipas tyre, Ujka nuk i ka pasur borxhe financiare dhe s’ka pasur as mosmarrëveshje për çështje ndërtimesh.Kujtojmë këtu se ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, kur 64-vjeçari po lëvizte më këmbë me bashkëshorten e tij. dyshohet se Ujka është qëlluar me selenciator. Në dëshminë e saj bashkëshortja ka thënë se ai ra menjëherë në tokë.

 

64-vjeçari mori një plagë në shtyllën kurrizore. Ai ndërroi jetë në spital, pasi ishte futur në sallën e operacionit.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.