Artistit Viktor Paloka , i akordohet nga Presidënti i Republikës titulli “Mjeshtër i Madh”

0
Një  artist si Viktor  Paloka, pa mëdyshje  ka merituar një  vlersim kaq  të  lartë,”Mjeshteër i Madh” , akorduar nga Presidënti  i Republikës.Ja si e  vlderson  Presidënti…
…Thelbësore për të ardhmen e kombit tonë është dashuria, mbrojtja dhe forcimi i familjes, Atdheut, trashëgimisë kulturore dhe traditave më të mira shqiptare.
Një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim ka dhënë familja patriotike Paloka nga Vau i Dejës, e njohur për lëvrimin e folklorit, këngëve e rapsodive, që ka nxjerrë nga gjiri i saj, për pesë breza, mjaft artistë popullorë.
Viktor Paloka, rapsod interpretues dhe organizator artistik është padyshim një prej pinjollëve më të shquar të saj, krijues i qindra teksteve, i vlerësuar me çmime, trofe e diploma nderi, botues i disa librave dhe albumeve muzikore, i cili me pasion e përkushtim punon pa u lodhur për ruajtjen dhe përhapjen e trashëgimisë kulturore shqiptare përmes këngëve, valleve, instrumentave dhe kostumeve origjinale.
Në nderim të kontributit të gjatë e të çmuar për ruajtjen dhe pasurimin e trashëgimisë sonë kombëtare, si dhe të veprës së tij artistike, kisha kënaqësinë të vlerësoja sot z.Viktor Paloka me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.