Janë mbledhur ish kolegë, shok, miq dhe, të aferm të këngëtarit të paharruar Arben Delaj. Të gjithe këtë ditë kanë patur në sy lotin e dhimbjes, ashtu si një vit më parë,të gjithë në zëmër e kanë strehuar mikun, shokun, babain, vllajn, njeriun e tyre të dashur. E ku më i sigurt se në zemër ndodhet njeriu i shtrenjt. Kështu ka ndollur me njeiun e mirë Arben Delaj. Po, po kështu ka ndodhur me këngëtarin, me zë bilbili Arben Delaj, po kështu ka ndollur me gazatorin Arben Delaj. Të gjithë pakë lotë dhimbje e krenari per një artistë të tillë që realisht nuk vdes kurr. Pikrisht edhe ceremonia zyrtare e akordimit dhe dorzimit të titullit “Qytetar Nderi” i Bashkisë M.Madhe, ka patur këtë vlerë perjetsimi.
Kreu i Bashkisë Tonin Marinaj, ka vlersuar lartë rolin e tij , si nje nder këngëtaret me brilant që ka nxjerre Bajza e Kastratit dhe M.Madhe. Nderkaq drejtoresha e qëndrës së kultures së fëmijëve Lindita Shabi, duke sjell kujtime ndermjet emocioneve që krijon mungesa e një kolegu si Arben Delaj i ka dorzuar titullin “Qytetar Nderi” familjarëve të këngëtarit. Më tej djali i këngëtarit Arben Delaj ka falenderuar të gjithë të pranishmit per vlersimin që po i bëhet babait të tyre. Nderkaq ka premtuar se dera e Arben Delaj per miq dhe shoke do jetë perhere një derë e hapur miqesie prej Artisti ….