APO “PIKETOHET” ILIR META SI DREJTUESI I OPOZITËS ?!

0
94

Kreu i PL-së, Ilir Meta, prej kohësh tashmë është mes dy zjarresh, ku në njërën anë është mbështetja e partisë ndaj SHBA-së si aleati i përhershëm i Shqipërisë, dhe Sali Berishës, një bashkopozitar dhe “ortak politik”, i cili është shpallur “non grata”.

I pyetur nga gazetarët se kë zgjedh mes këtyre dy palëve, Meta si një personazh politik i njohur për ruajtjen e relatave me bashkëpunëtorët e tij, nuk zgjodhi asnjërën palë specifikisht. Ilir Meta publishes the photo: Is this government responsible for the fact  that state secrets were exposed? - Politike

“Unë s’mund të flas se cilat ishin mesazhet e ambasadores, ata flasin vetë kur kanë diçka për të thënë. Unë mund t’iu them juve se çfarë i thashë ambasadores për këtë çështje. Unë thashë mendimin tim që kam për çështjen e shpalljes ‘non grata’ të Berishës. I shpreha dhe bindjen time se kjo është vepër e Bashës dhe Ramës. I thashë që të thotë në Uashington, që të paktën unë personalisht e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi që as nuk kam qenë as nuk jam dakord. Pa një vendim të tillë do të kishim Lulzim Bashën kryetar të PD-së. Kjo nuk është më një sekret. Ne nuk bëjmë zgjedhje mes zotit Berisha dhe Amerikës. Ne kemi programin tonë i cili është i pavarur. Ne respektojmë vendimet që marrin anëtarët e PD-së apo të çdo partie tjetër.“- u shpreh Meta.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.