AMERIKA I BESON NJË SHQIPTARI PËRFAQËSIMIN DIPLOMATIK NË PODGORICË

0
97
05.11.2019 Wroclaw . Kino Nowe Horyzonty . Zastepca szefa misji Ambasady USA w Polsce B . Bix Aliu podczas otwarcia 10 . edycji American Film Festival . fot . Tomasz Pietrzyk / Agencja Gazeta

Sulm me bombë te ambasada amerikane në Podgoricë, autori hedh veten në erë – Tellalli      Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar sot se do të emëroj ambasadorin e ri në Mal të Zi. Shqiptari i lindur në SHBA, B. Bix Aliu, do të jetë i emëruar për Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Mal të Zi.Bix Aliu filloi karrierën e Shërbimit të Jashtëm në Maqedoni, ndërsa në vitin 2014 ishte Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Podgoricë.Ai ka shërbyer si i Ngarkuar me Punë i Ambasadës së SHBA-së në Hungari. Para kësaj, ai ishte Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës së SHBA-së në Poloni dhe ishte i Ngarkuar me Punë, i përkohshëm gjatë gjithë vitit 2021. Më parë, Aliu ishte Konsull i Përgjithshëm i Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së në Krakov.Ai është lindur dhe rritur në Çikago, shteti i Illinois. Prindërit e tij janë nga Kërçova, në Maqedoni, familje që emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1960.Bix Aliu është shqiptari i parë Ambasador i SHBA-vë.Aliu flet anglisht, shqip, serbisht, maqedonisht, polonisht, si dhe komunikon në gjermanisht, turqisht dhe greqisht.

Nga MalësiaOrg.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.