Aktorët si politikanët , nuk mbajnë përgjegjësi për fjalët

0

“Filloi tmerri me emrin BB, emisioni më amoral”, sot pjesë e shtëpisë së ‘VIP-ave’, por ja çfarë deklaronte Julian Deda vite më parë

Julian Deda është një prej banorëve “VIP” të edicionit të tretë të Big Brother Albania. Aktori i njohur sot shpreson të garojë për të fituar çmimin e madh, por dikur kishte tjetër mendim për këtë show.Në një postim të vitit 2015, Juli e quante “Big Brother” si një “reality show”, amoral, asocial, madje dhe të dëmshëm për shoqërinë. “Oboboo filloi tmerri me emrin BB. Në listën e dëmeve kulturore që televizionet i shkaktojnë këtij populli, BB është i dyti. Vendin e parë vazhdojnë ta kenë të tmerrshmet telenovela”, shkruante në atë kohë aktori shkodran.Por sot, gati tetë vite më pas, duket se koha e gjatë e ka bërë Jul Dedën të ndërrojë mendje, duke u bërë kështu vetë një prej konkurrentëve në shtëpinë e të ashtuquajturve ‘VIP-a’.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.