Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë ka ndërruar jetë Irodhi Dalani. Paçka se u dërgua për mjekim drejt Janinës, Dalani nuk ka mundur të mbijetojë. Irodhi Dalani ka qenë kryetar i Komunës Livadhja dhe ushtronte aktivitet në përpunimin e qumështit.
Njoftimi i Policisë për askidentin
Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit”, në Delvinë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. D., 61 vjeç, banues së Sarandë, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. B., 26 vjeç, banues në Delvinë.Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Sarandës, për të marrë mjekim. Disa orë pas aksidentit, shtetasi I. D. ka humbur jetën gjatë kohës që po transportohej në Greqi, për mjekim më të specializuar.Në vijim të veprimeve procedurale, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi N. B. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.