AJO…

0
108

Bardha Alimeta   -Në kuadër të muajt rozë-Mund të jetë një imazh i 1 person

.Jam ulur ne kafe…Perballe meje eshte nje zonje me nje portret ku i lexohet vuajtja..Nuk eshte me shume se 45 vjec,por ne ballin e saj ka shume rrudha.Pervec kesaj floket i ka te thinjura dhe duket qe sapo ka mbaruar seancen e saj te kimios..Gruaja moshatare me mua bisedon me miken perballe..Kam djemt larg po nuk dua ti shqetesoj..Gjithshka po e kaloj me vajzen. Jam keq ,thote ajo..jam shume keq..dhe fytyra i transformohet ne nje leter te zhubrosur..lotet i rrjedhin buza i dridhet..Femijet s.me ndihmojn dot por dhe nese nuk dua ti rendoj..Po kaloj nje periudhe te veshtire ..doktoret nuk me kane dhene shprese..Ajo qe me shqeteson nuk eshte vetja ime ..po femijet e mi…shton ajo..e nderkohe lotet i vershojne..filxhanin me caj thuajse nuk e vuri ne buze..Mu drodh shpirti..jo pse nuk kam degjuar histori po kjo me tronditi per faktin se une isha perball saj e lyer e parfumosur dhe u ndjeva ne faj per buzeqeshjen time ..ula koken dhe nuk e ngrita me ..as nuk degjova se c.fare ajo fliste..U trishtova vertet..nderkohe mendova sa te reja e sa mike te miat po luftojne me betejen per te mposhtur kancerin..Perse ?Perse kjo e keqe e madhe..Zot jepu force durim shpetim..lehtesojua dhimbjen…Ashtu kokeulur nuk vura re qe zonja ishte larguar..me erdhi mire qe kishte ikur…Ne lokal u futen klient te tjere qe benin zhurme me karriget nderkohe une jam me syte nga tavolina ku ajo ishte ulur… ende me duket se ajo eshte aty…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.