AGO IMERI (GJOLAJ) (Presidenti i “Bavaria”)

0
760
Vebi KURTAJ Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Në Malësi, kush e dëgjon,
Këtë emër të veçantë,
Sa bukur që tingëllon,
Ago Imeri, si në kangë.
Ja si ndodh koinçidenca,
Këtë emer legjendar.
E kenduan gjatë, nder breza, Shumë rapsodë e lahutarë.
Ago Imeri i ditve t’sodit, Presidenti i “ Bavaria”,
Shpirt human, njeri i zotit,
Duhet t’i kendojë Malësia.
Per shpirtin e tij human,
Kontribute e bamirësi,
Per zemren e tij të gjane,
Per te mirat varg e vi.
Shtresave që s’kanë “takat”,
Të gëzojnë një ditë feste,
Ky njeri u gjinder pranë,
I ndihmon, s’i len në heshtje.
Viti i Ri, sa herë që vjen,
Pashkë, bajram e tjera festa,
Bamirësinë e ka në gen,
Ofron ndihma per këto shtresa.
Eh, ku shpirti “nuk ban pare”,
Mundohet me mkamë takatin,Bavaria
Me zemergjerësi të madhe,
Sa mali, ku ka rritë shtatin.
Digjet një shtepi në Vukel,
Flaka e tymi moren retë,
Shkaku: një shkendjë e vogel,
Fatmirësisht nuk mori jet.
Lajmi zbriti nga Kelmendi,
U perhap me shpejtësi,
Buznesmeni Ago Imeri,
Eh,- thotë,- ç’paska ba vaki.
Me shpirtin e tij të ndjeshëm,
Si vetima, n’Kelmend doli,
Mbahu,- i thotë,- o rob i ndershëm, Në këto raste t’ndihmon Zoti.
I demtuemi nuk e njihte,
Po, po,- thotë,- din perendia,
Per një muaj e jo me vite,
Nuk vonon, ndodhi çudia.
Ago Imeri, si burrë motit,
Mori rrugen per atje,
I dorëzon çelsat të zotit,
“E gëzofsh shtêpinë e re“.
-Kush je ti, o lum daija,
Që më bane prap konak,
-Ago Imeri, thonë shoqnia,
Me e permend nuk ka merak.
Familjarit vukeljan,
Nga gëzimi i pikon loti,
-T’u shtoftë ymri o dordhanë,
Si ke zemren, ta baftë zoti.
Ti që m’i hoqe keto halle,
Të bekoftë dora e zotit,
Ago Imeri i Malsis’ Madhe,
T’u knoftë kanga mot mas motit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.